Home KRYESORE Sulmi me armë në shkollë, ja kush është atentatori 17-vjeçar!

Sulmi me armë në shkollë, ja kush është atentatori 17-vjeçar!

Një preson ka mbetur i vdekur në një shkollë të mesme në Shtete te Bashkuara të Amerikës, gjatë ditës së sotme. Mësohet se viktime ka mbetur atentatori dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Austin Wyatt Rollins, 17 vjeç, ka qëlluar një vajzë 16 vjeçe që është në gjendje kritike dhe një djalë 14 vjeç. Pas kësaj ngjarje të rëndë që ndodhi në këtë shkollë, i gjithë stafi dhe nxënësit janë evakuuar dhe më pas kanë ardhur prindërit për të marrë fëmijët e tyre.

Sipas mediave në vend që citojnë burime nga policia, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Policia e shtetit Maryland gjithashtu i tha Fox News se po i përgjigjeshin incidentit. FBI dhe agjentët e Byrosë së alkoolit, duhanit dhe armëve të zjarrit janë në vendin e ngjarjes që ndihmojnë në hetimin.

 

 

Share: