Home KRYESORE Sytë…. Nga Beatriz Hierro Lopes

Sytë…. Nga Beatriz Hierro Lopes

Përktheu: Elona Caslli

Të flas me zë aq të ulët , sa askush mos të dëgjojë, ta bëj shkrimin e dorës aq të vogël, sa askush mos ta lexojë, t’i zbraz veshët dhe sytë e mi, sa të më gjejnë pa jetë mbi tokën që eci.

Ajo pjesë që mungon brenda meje, blen shtëpia porcelani për mamanë. Ne koleksionojmë shtëpia porcelani, zogj të futur në kornizë dhe statuja budistësh që përderen dhe na kundrojnë përtej dashurisë së mbufatur të abazhurit të bronztë, që mamaja ia merr pluhurat çdo të hënë.
Ne nuk kemi as shtëpi, as krahë për të fluturuar.

Foshnja Jezu Krisht ,ka vetëm një këmbë dhe fle mbi jastëkun e kadifenjtë ngjyrë rozë, që ia vumë në vend të kashtës.
Ai nuk fle. Ai na sodit me ata sy të mëdhenj, të qelqtë dhe me ngjyrë.

Nuk më lanë kurrë të luaja me zara qelqi , se kishin frikë mos i gëlltisja, por unë kurrë nuk do t’i gëlltisja sytë e foshnjes së plagosur.

Shpirti im e godet natën dhe ka të ngjarë që unë ta kem këmbyer shpirtin me ca sy të qelqtë dhe një Krisht me dy këmbë.

Të qash me zë aq të mekur, sa të gjithë të dëgjojnë, të flasësh me zë aq të ulët sa askush mos të përgjumet, të marrësh frymë aq ngadalë, sa të gjithë shenjtorët të zgjohen dhe të gjithë ëngjëjt të arratisen.

A kam mënyrë tjetër për ta rikrijuar vetminë tënde brenda times?

Share: