Home KRYESORE Të gjithë jemi në luftë, po ku është armiku?

Të gjithë jemi në luftë, po ku është armiku?

Nga Mentor Kikia

Franca është në luftë. Edhe Turqia, edhe Britania e Madhe, edhe Amerika janë në luftë. Ndoshta të gjithë janë në luftë. Edhe ne mund të jemi në luftë. Por me kë? Ku është armiku? Ai është terrorizmi, padyshim. Por ai nuk ka shtëpi, nuk ka adresë, nuk ka stacion ku mund ti hedhesh bombat.

Të gjithë mund të themi pa u menduar gjatë; është ISIS-i. Një ushtri njerëzish, kriminelë nga Linjda e Mesme dhe e gjithë bota, që krijuan shtetin e parë terrorist në botë, i cili tërë “GDP-n딝 e tij e përdor vetëm për ushtrinë, që nënkupton vrasje, rrëmbimë e zhvatje. Ai është shteti që ka buxhetin më të madh ushtarak në botë, pasi nga tërë arsenali financiar që ka(dhe është vërtet shumë), nuk shpenzon për fusha të tjera si arsimi, bujqësia apo kërkimi shkencor.

Kur ISIS shpalli Kalifatin, vendet e Perëndimit, ata që mbështetën kryengritjen e opozitës siriane e më pas e braktisën popullin në mëshirë të Asadit në njërën anë e xhihadistëve në anën tjetër, bënin sehir. Prisnin, nuk e morën seriozisht. Bota u bë dëshmitare e prerjes së kokave Live, e nguljes se kafkave në heshta, skena që i kishim parë vetëm përmes fantazisë së kineastëve për luftrat e epokës romake.
Pas 4 vjet lufte barbare, populli sirian u dëbua në mënyrë masive nga tokat e tij. Karvane që i kemi parë vetëm në filmat epikë, marshojnë mijëra kilomegtra deri për atje, ku se dinë as vetë. Një marshim që ISIS e nxiti apo po e përdor për të dërguar në Europë qindra apo më shumë terroristë.

Tashmë Perëndimi mund të zbrazë zemërimin e tij mbi Siri e Irak, për të shkatërruar ISIS, por ISIS nuk është më vetëm në Siri. Ai është në Gjermani, në Francë, në Britani, në Belgjikë, Hungari e Austri. Eshtë nëpër ishujt grekë, në trenat e Maqedonisë dhe fshatrave të Serbisë.
Perëndimi(populli I pafajshëm në fakt) po paguan, në mos corbën që gatoi vetë në Lindjen e Mesme(qëkurse Bushi dhe Bleri kërkonin fuçitë e armëve kimike të Sadamit), heshtjen e tij përballë Assadit dhe ISIS-it

Share: