Home KRYESORE T’i themi ndal “Diktatutres se Krimit”- PD edhe shqiptaret sot ne proteste!

T’i themi ndal “Diktatutres se Krimit”- PD edhe shqiptaret sot ne proteste!

Nga Tritan Shehu

Keshtu do ta cilesoja une lejtmotivin e protestes se sotme mbare popullore, qe tronditi institucione te korruptuara e kriminalizuara, te nje shteti qe eshte shume larg se qeni demokratik.

Ne te vertete demokratike ishte vecse kjo proteste, pikerisht e ndertuar e tille ne mesazhe dhe zbatim, ne kontrast te thelle me krimin, drogen, kanabisin, trafiqet, korrupsionin masiv, qe si kancer kane kapur ngado, duke u nxirre jeten qytetareve, shkaterruar shpresat per te nesermen.

Po flitet shume per integrimin europian, endren tone te madhe….

Gjykoj qe ne se ka nje ngjarje sot ne Shqiperi, qe ndihmon ne ate drejtim, edhe ne hapat konkrete te negociatave, eshte pikerisht kjo proteste.

Nje proteste e realizuar ne menyre demokratike e civile, e bazuar dhe e lindur mbi aspiraten e nje populli per te mos u pajtuar me “Diktaturen e Krimit”.

Mesazh me te forte, te qarte e ndihmues per rrugen tone europiane ne keto periudha te veshtira e plot skandale per vendin, nuk mund te kishte.

Sepse protesta e sotme shprehu nje vullnet te tille popullor, me nje pjekuri e pergjegjesi per tu admiruar.

Share: