Home KRYESORE (VIDEO) Arrestohet në Itali shqiptari me drogë mbi dritat e makinës

(VIDEO) Arrestohet në Itali shqiptari me drogë mbi dritat e makinës

Një 38-vjeçar u arrestua në Modena nga policia rrugore pasi në makinë iu gjet rreth 1.2 kilogram kokainë.

Dyshohet se ai kishte rolin e korrierit. 38-vjeçari u ndalua pasi po udhëtonte me shpejtësi në autostratë pavarësisht trafikut të rënduar.

Pas ndalimit të makinës, një Volksëagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme. Gjatë kontrollit të dritave ata gjetën brenda, nën çatinë e makinës, një sasi prej 1.184 kg kokainë.

Hetimet për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, zbuluan se ai kishte precedentë penale për përdorim të dokumentave false./lapsi.al

Share: