Home KRYESORE VIDEO/ Dëbora mbulon Rrugën e Kombit, mos udhëtoni pa zinxhirë

VIDEO/ Dëbora mbulon Rrugën e Kombit, mos udhëtoni pa zinxhirë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët, i ftohti siberian ka “pushtuar” Shqipërinë në këto ditë të fundit të vitit 2016.
Për pasojë kjo ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës, kryesisht në zonat malore. Kështu qyteti  i parë që është “zbardhur” nga dëbora pasditen e sotme ka qenë Korça.

Ndërsa menjëherë pas saj bora ka mbuluar edhe veriun e vendit. Për pasojë Rruga e Kombit, është përfshirë nga reshje dëbore, të cilat duket se sapo kanë nisur.

Për pasojë, Ministria e Transporteve, ka këshilluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët, në rast se do të kalojnë në Rrugën e Kombit./lapsi.al

Share: