Home KRYESORE Video, Ja si Rama premtonte një vit më parë rrogat dhe sigurimet...

Video, Ja si Rama premtonte një vit më parë rrogat dhe sigurimet naftëtarëve të ARMO-s

Rroga e prapambetur e nëntorit, detyroi naftëtarët nga Ballshi të përshkruanin me këmbë rrugën drejt Tiranës, për të protestuar në Ministrinë e Energjitikës drejtuar nga Damian Gjiknuri. Ata protestuan për gati 2 ditë deri sa mbrëmjen e djeshme u dyndën drejt bankomateve për të tërhequr paratë e djersës së tyre, të cilat neglizhoheshin me papërgjegjshërinë më të madhe nga drejtuesit e kompanisë së naftës ARMO. Por nuk është Gjiknuri dhe as Arben Ahmetaj fajtor i kësaj situate, pasi garant për ARMO-n rreth një vit më parë doli pikërisht kryeministri Edi Rama.

Në nëntor të 2016, Edi Rama mblodhi në një takim qytetarët e Ballshit ku i foli për një investitor serioz i cili do i paguante naftëtarëve rrogat dhe sigurimet me përpikmëri. Rama e cilësoi pronarin e ri të ARMO-s si një “investitor serioz dhe të vendosur” mes shumë kandidatëve të tjerë të cilën nuk plotësonin kriteret e tij. Qytetarët e besuan dhe në qershor i dhanë edhe mandatin e dyte duke e votuar, duke mos e ditur që dhjetori do i gjente duke u endur rrugëve të Shqipërisë për të tërhequr paratë e tyre. Për më tepër ndiqni videon ku Rama bën premtimin.

Share: