Home KRYESORE VIDEO/ Nxirren të gjallë 5 persona nga hoteli i mbuluar nga orteku

VIDEO/ Nxirren të gjallë 5 persona nga hoteli i mbuluar nga orteku

Ndodh Mrekullia në Rigopiano. Ka ende të mbijetuar në hotelin e mbuluar nga orteku në malet Peskaras në Itali. Një grua dhe 4 fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e hotelit të shkatërruar.

Mes të shpëtuarve është gruaja dhe dy fëmijë të kuzhinierit të hotelit që shpëtoi rastësisht mbrëmjen e tragjedisë. Deri tani 5 persona janë nxjerrë të pajetë nga hoteli.

Po kërkohet për të tjerë të mbijetuar pasi besohet që në një pjesë të hotelit të mbuluar nga bora por të parëzuar të ketë të tjerë të mbijetuar nga tragjedia e të mërkurës në mbrëmje. /lapsi.al/

Share: