Home KRYESORE VIDEO/Artan Lame me Bledi Fevziun: Sic nuk i keni pare kurre!

VIDEO/Artan Lame me Bledi Fevziun: Sic nuk i keni pare kurre!

Artan Lame, kreu në detyrë i ALUZNI-t, përmes një postimi në “Facebook” kujton një prej debateve më të famshme gjatë emisionit “Opinion”.

Në këtë emision, ai ka debatuar ashpër me gazetarin Blendi Fevzu, duke e nxjerrë atë edhe nga vetja.

Lame ka bërë edhe një paralelizëm me të ndjerin Sokoll Olldashi, i cili ka qënë i pranishëm gjatë këtij debatit televiziv.

Statusi i Lames:

M’ KOT…
Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi./360grade.al/ Media

Share: