Home KRYESORE Vizita surprizë e Papa Françeskut në spital, bekon fëmijët e sëmurë

Vizita surprizë e Papa Françeskut në spital, bekon fëmijët e sëmurë

Papa Françesku ka shkuar për një vizitë surprizë në spitalin ‘San Giovani’ në Romë, ku ka bekuar foshnjet e shtruara. Në këtë spital janë shtruar bebet e sapolindura të cilat vuajnë nga një sëmundje ose që kanë lindur përpara kohe.

Papa e zgjodhi spitalin për të mbyllur ciklin e vizitave “Mercy Friday” (e premtja e mëshirës) gjatë jubileut të mëshirës. Qëllimi i tij gjatë kësaj vizite ishte për të dhënë një shenjë të fortë për rëndësinë e jetës, që nga moment i saj i parë dhe deri në fund të saj.

Share: