Home KRYESORE Vlonjati që nuk njeh të ftohtin siberian! Nga Arben Abazaj

Vlonjati që nuk njeh të ftohtin siberian! Nga Arben Abazaj

Thinjosh!

Në terbim qesh!
Portat suferinës ja hap skaj më skaj!
Jetën m’a bën më të voglën grimcë!

Ti i gjithi një moment i saj!

Ta presesh suferinën në gji të detit!
Të mbulohesh i tëri prej mjergulle!
Diku,
diku,
shigjeta rrufesh të cajnë këtë mjergull.
Të kapesh me thonj,
në gushë,
në qafë,
në kurriz,
në kreshpë, të dallgës,
me të vetmin synim, të marrësh një aksh frymë.
Të biesh serish në fund të dallgës, e mos të shohesh dot para.
Të vazhdosh të qeshësh,
me jetën, me detin!

Kur!

Gjithë qenia,
cdo muskul,
cdo qelizë,
mendja e shpirti,
të impenjuar në maksimum,
të kapesh një cast të vetëm!
Atë të një frymë-marrje tjetër.

Faleminderit det për kenaqesinë që më dhuron!

Nga Arben Abazaj

Share: