Home KRYESORE Zaev: Gruevski ka frikë të dorëzojë pushtetin

Zaev: Gruevski ka frikë të dorëzojë pushtetin

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një konference për shyp lidhur me situatën politike në Maqedoni dhe zhbllokimin e proceseve demokratike, ka thënë se VMRO-ja nuk ka dëshirë të dorëzojë pushtetin pasi ka frikë nga përgjegjësia pasi nuk do të ketë as amnisti dhe se do të sundojë drejtësia.
“Nuk është e vërtetë se do të ndryshohet Kushtetuta, ligjet për ndryshim të Kushtetutës. Është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet shtet binacional, do të federalizohet apo kantonizohen.

gënjeshtër se do ta ndryshojmë emrin, identitetin, flamurin, stemën apo himnin. Nuk do të jetë që patjetër duhet të mësohet shqip, është gënjeshtër se populli maqedonas do të shpallet si gjenocid”, tha Zaev.

“Gjithçka që kemi biseduar dhe jemi marrë vesh është që të përforcohet shteti në kornizat e Kushtetutës. Koncepti nacionalist nuk ka ardhmëri, do të ketë ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera, në bazë të Kushtetutës dhe nevojave praktike.

Do të vendoset për emrin me konsensus me opozitën, ndërkaq do të vendoset përfundimisht me referendum. Do të ketë barazi ekonomike në të gjitha qytetet. PSP-ja do ta mbarojë punën për të cilën është krijuar. Institucionet do të sjellin vendime dhe jo individët”, tha Zaev, transmeton “Portalb”.

Ai i bëri thirrje kryesuesit të seancës, Trajko Veljanovskit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të mos e shkelin Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën dhe të lejojnë zgjedhjen e kryetarit.

Ndërkohë, Zaev i vlerësoi si “të çmendura” kërcënimet e VMRO-DPMNE-së, si dhe shtoi se “ne nuk frikësohemi edhe ata e dinë këtë”.

Share: