Home KRYESORE Zbardhet dëshmia e administratorit të pallatit ku u vra Artan Cuku

Zbardhet dëshmia e administratorit të pallatit ku u vra Artan Cuku

Administratori i pallatit ku u vra ish –drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku, ka dëshmuar në polici. Ai ka treguar se ka parë një person të dyshimtë te shkallët e pallatit, i cili besohet të jetë autori i vrasjes.

“Pashë një djalë të ri te shkallët. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta çfarë kërkonte. Aie mbante kokën poshtë dhe po shkruante në telefon. Më tha se po priste që t’i sillnin çelsin. Nuk munda ta shoh në fytyrë dhe më pas u largova.”

Policia ka shoqëruar 11 persona për këtë ngjarje dhe ka vënë një shpërblim prej 3 milion lekësh të rinj për ata që japin informacione të sakta për autorët./lapsi.al

Share: