Home KRYESORE Zoti Minister i Jashtem edhe kosovaret jane shqiptare!

Zoti Minister i Jashtem edhe kosovaret jane shqiptare!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Tre shqiptare te rinj nga Kosova u vrane ne Mynih. Nderkohe ne reagimin e saj Ministria e Jashtme e Shqiperise thote se nuk ka shqiptar te vrare(!!). Turp dhe absurditet e paprecedent. Qendrim burokratik antishqiptar dhe antikombetar.

Diplomacia burokratike e Tiranes i numron shqiptaret me karta identiteti. Me ato karta qe blihen e shiten, qe fshehin identitetet e te inkriminuarve apo qe vjedhin votat…

Gabohet rende diplomacia e Tiranes. Shtetesia jo ne cdo rast eshte identitet shqiptar. Ka identitete te huaja me pasaporta shqiptare ne Shqiperi. Ka edhe identitete shqiptare me pasaporta te huaja kudo ne bote.

Diplomacia e Tiranes injoron miliona shqiptare ne bote. Ne si popull dhe komb kemi dy te tretat e popullit tone jashte hapsirave ballkanike. Keto miliona shqiptare neper bote, te cilet kane ikur nga halli dhe jo se jane me pak shqiptare se ato qe jane brenda.

Populli thote se “prapa pemes fshihet pylli”. Prapa deklarates se MPJ te Shqiperise se ” nuk ka te vrare shtetas shqiptare” kuptohet fare qarte se diplomacia e Tiranes shkel me te dy kembet Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe e obligon ate konstitucionalisht te mbroje shqiptaret ne Ballkan e kudo ne bote.

Por formalizmi burokratik i pasaportes i ka erresuar syte diplomacise se Tiranes perballe tre shqiptareve te vrare nga Kosova dhe miliona te tjereve qe presin mbrojtje dhe perkujdesje nga shteti ame.

Lexoni dhe respektoni frymen dhe germat e Kushtetutes se Republikes te nderuar drejtues te diplomacise se Tiranes!

Share: