Home I pakategorizuar Rudolf Marku jep modelin e munguar te politikanit te sotem

Rudolf Marku jep modelin e munguar te politikanit te sotem

Tregon Faik Konica: mbreti Zog e kishte marrë vesh se ai, eruditi më i njohur i shqiptarëve dhe kundërshtari rudolf marku karikaturepolitik i mbretit, njeriu që kishte shkruar artikujt më të hidhur e më të ashpër kundër tij, kishte ardhur në Tiranë për disa ditë. Dërgon një njeri të besuar dhe të paanshëm dhe e fton në Pallatin mbretëror për një vizitë. Konica këshillohet nga miqtë e vet të ngushtë që ta refuzojë ftesën. Mbreti Zog, e këshillojnë miqtë e vet, është i njohur për pabesitë e veta dhe për kurthet që u ngre kundërshtarëve të vet. Ftesa nuk është veçse një kurth. Por Konica si Konica, kokëfortë, sfidant, që do t’i çojë gjërat deri në fund. Vendos që ta takojë mbretin shqiptar. Jo se ka simpati për të, por për të kundërtën e saj: do ta njohë kundërshtarin e vet nga afër. Arrin në Pallatin mbretëror në orën 10 të paradites.

Shefi i Protokollit të Pallatit Mbretëror i del përpara dhe e dërgon në një sallë pritjeje. I thotë se i vjen keq që atij, Konicës, i duhet të presë 15 minuta. Konica nuk shqetësohet. Tek rri në një kolltuk, sheh përreth sallës dhe i tërheqin vëmendjen muret që janë të mbuluara nga ca stenda me letra të ngjitura. Kureshtar, ngrihet dhe afrohet tek muret. I mahnitur, sheh se të gjitha stendat kanë të prera e të ngjitura artikujt e gazetave e të revistave të shkrimeve të veta që ka shkruar kundër Mbretit Zog. Mbreti e ka urdhëruar këtë ekspozitë të pazakonshme për t’i treguar Konicës se ai vetë i ka lexuar të gjitha shkrimet kundër tij, dhe vonesa prej 15 minutash nuk paska qenë tjetër veçse një marifet për t’i lënë kohë Konicës që të shohë stendat në mur. Për t’i treguar Konicës se shkrimet e tij kundër janë një arsye më tepër për ta çmuar eruditin e madh. Pasi i jep kohë Konicës që të rishohë edhe një herë të gjitha shkrimet e veta kundër Zogut, shfaqet Mbreti, i cili e pret me nderime Konicën. Që nga ky çast, na thotë Konica, ndryshova mendimin tim për Zogun. Sepse kuptova se qe një politikan që ka respekt për ata që kanë mendim të kundërt me atë vetë.

Shkrimin e plote me titull Vështirësitë e Normalitetit mund ta lexoni te plote ketu

http://www.mapo.al/2014/04/veshtiresite-e-normalitetit

Share: