Home KRYESORE A e dini se shume gazetare, fotoreportere dhe punëtore te Medias kane...

A e dini se shume gazetare, fotoreportere dhe punëtore te Medias kane ikur nga Shqipëria dhe kane kërkuar azil?!

Nga Aulon Kalaja

Disa televizione, se fundmi “AGON Channel” janë mbyllur këto dy vitet e fundit!

Mbi 20 emisione janë mbyllur dhe nuk ekzistojnë me, ne hartën mediatike shqiptare.

Mbi 80% e mediave vizive dhe te shkruara mbështesin qeverinë, ndërsa “mediat opozitare” janë ne kufijtë e mbijetesës, kane paga modeste nëse i marrin dhe kane dy ose tre gazetare qe duan ta lenë punën.

Media te pavarur nuk ka, por media te njëanshme dhe media për interes!

Pyetja është: A ka ndonjë reagim nga gazetaret dhe punëtoret e medias, nga “Unioni i Gazetareve”, Komisioni i Medias, Departamenti i Gazetarisë, Shoqëria civile, apo çdo aktor dhe faktor tjetër?!

Shënim: i dashur Aulon, Medias dhe gazetareve u duhet te jene te ekuilibruar! S’duhet harruar ky dimension etik e këtij profesioni.

Share: