Home QASJE QE BEN LAJM Arian Galdini vazhdon betejën e tij me Shëndetsine…

Arian Galdini vazhdon betejën e tij me Shëndetsine…

SKANDALI/ Pacientja sorollatet dyerve të QSUT, deri sa vdes

Fiks Fare sjelli historine e nje pacienteje, e cila u nda nga jeta pak dite pasi u sorollat neper pavione te QSUT me shpresen se do te merrte nndihmen e pare mjekesore.
Xhako Kapaj, i biri i pacientes, u ankua ne Fiks Fare se kishte dërguar disa jave me pare nënën në spital dhe mjekët e urgjences së spitalit “ Nën Tereza” e kishin nxjerrë prej andej, me pretendimin se nuk kishte mjekë të premten, të shtunën dhe të dielën.
Pas nxjerrjes nga urgjenca, pacientja kishte rënë në gjendje kome.
Pasi i eshte perkeqesuar gjendja shendetesore, te ndodhur përballë kësaj situate, familjaret e saj kane
kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, për ta dërguar sërisht nënen në spital për t’I dhëne ndihmën mjeksore, pasi nëna e tyre po luftonte me vdekjen.
Menjëherë në orën 11.30 të natës gazetarët e Fisk Fare vajtën tek shtëpia e pacientes, ku e gjeten në gjendje kome atë.
Fillimisht kërkuan të kontaktonin me shërbimin e urgjencës, i cili nuk përgjigjej në numrin e saj. Më pas i
telefonuan policinë e cila u dha një numër tjetër shërbimi urgjences, të cilën e lajmëruan këtë shërbim të sillte ambulancën, për ta dërguar pacientën në spital.
Me të ardhur mjekët e urgjencës, dhe pasi kontrolluan pacientën, u rekomanduan familajreve te pacientes qe ta dergonin me urgjence ne spital, pasi gjendja e saj po perkeqesohej edhe me shume.
Pasi mberrin me autoambulancen e urgjences, pacientja perfundon ne urgjencen e QSUT nene Tereza
Pas dërgimit të pacientës në spital, mjekët shprehen se pacientja nuk duhej të nxirrej nga spitali, por një nga mjekët e reanimacionit u kishtë thën familjarëve ta merrenin në shtëpi, pasi nuk kishte mjekë dhe duhej të vinin të hënen te bënin analizat e pacientes.
Pasi shohin gjendjen ne te cilen pacietja ishte rikthyer ne pavion mjeket e urgjences se spitalit u thone
familjareve se ajo nuk duhej te kishte dale nga spitali.
Familjaret fillojne te debatojne me mjeket e urgjences, pasi ispas tyre vete mjeket u kishin thene ta nxirrnin
nene e tyre nga spitali.
Gjatë trajtimit mjekësore, gjendja shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, ndërsa mjeku I urgjencës kërkonte ardhjen e mjekëve te reanimacionit, që të vinin e ta merrnin pacientën e ta dërgonin në reanimacion.
Mjeku i telefonon reanimacionit. U kerkon me insistim dhe me te bertittura qe te vijne e ta marrin pacienten se ishte shume rende.
U thote familjareve se nuk ka se cfare te beje se nuk po i vjen njeri nga reanimacioni
Pas 40 minutash pas telefonates se dyte dhe insistimit te mjekut te urgjences, vjen mjekja reanimatore, e cila u shpreh se e dinte gjendjen e pacientes dhe se ajo kishte vetëm dy orë jetë.
Pas disa debatesh me ne fund pacientja shtrohen ne reanimacionin e QSUT
Gjate procedurave te shtrimit mjekja shikon kartelen dhe u tregon familjareve se ne kartele eshte shkruar qe pacientja do te dal enga urgjenca.Thote se ky eshte nje skandal…

Nga Arian Galdini

Share: