Home QASJE QE BEN LAJM Cfare mund te ndodhe me klasën e sotme politike ne Shqipëri?

Cfare mund te ndodhe me klasën e sotme politike ne Shqipëri?

Botuesi e politikani Alfred Cako ne profilin e tij ne Facebook shkruan: Tashme dihet se ne Shqiperi, klasa politike e larte, ne te dyja krahet, ishte produkti i psikologjise dhe organizimit perfid te PPSH, me dy rrymat e tiparet e saj: me liberalet dhe konservatoret te cilet shkuan si drejtues perkatesisht tek PD dhe PS. Perendimi ndoqi nje permbysje te bute ne Shqiperi, pasi atij nuk i interesonte konflikti dhe thyerrjet e reja klasore nepermjet revanshit dhe se R.Alia ndoqi nje dorezim te tipit plasteline. Dhe me kete klase politike drejtuese qe mori frenat e vendit, Shqiperia eci 25 vjet, ne nje tranzicion ku funksionimi i sistemit ka qene shume delikat. Me teper perendimi ka dashur stabilitetin sesa demokracine.

Gjate ketyre 25 vjeteve ka pasur disa momente te brishta ku klasa politike ka rene ne konflikt e mosperputhje me skemate e perendimoreve, konflikte te cilat jane mbyllur me fitoren e vullnetit te ketyre te fundit, por pa e likujduar klasen politike. Keshtu, Berisha i cili u be autoritarist dhe filloi te mos degjonte perendimin, u permbys me krijimin nga perendimi te skemave piramidale me ane te disa fondacioneve, si Populli e Xhaferri e me pas disa te tjera te ngritura nga brenda dhe ne kete menyre me ane te revoltave financiare. Konflikti i dyte ishte mes Nanos qe kerkonte revansh ndaj nderkombetareve qe e futen ne burg, pasi doli prej Bences me 1997. Nano nuk pranonte qe Shqiperia te behej pjese e lojes nderkombetare per ceshtjen e Kosoves me 1998 dhe ai u hoq me revolta, duke u shfrytezuar vrasja e Azem Hajdarit e cila mund te zbardhet pjeserisht pas 15 ose 20 vjetesh. Nano krijoi nje aleance me Miloshevicin dhe boten ortodokse …..

Share: