Home KRYESORE Fëmijët nuk duhet të keqpërdoren nga Bashkia!

Fëmijët nuk duhet të keqpërdoren nga Bashkia!

Nga Erion Kristo

Te them te verteten nuk me pëlqeu fare nisma e Bashkisë Tirane për te vendosur neper stacionet e autobusëve fytyrat e nxenesve me te mire te Tiranes. Kjo per shume arsye.

Nuk e di nëse është marre leje nga femijet dhe prindërit, por edhe nëse është marre leje, prape kjo nisme është krejt e pavend, sepse i ekspozon femijet dhe i bën target te panevojshëm. Publiciteti është stres me vete.

Gjithashtu nuk e di se cilat janë kriteret e përzgjedhjes se këtyre femijeve. Pse janë përjashtuar femijet e shkollave private? Apo ata jane fëmije harram? Cili quhet fëmije i shkëlqyer ne mësime? Ai qe është me dhjeta apo ai qe është i shkëlqyer ne një gare? Po femijet e talentuar ne fusha te ndryshme qe nuk janë me te gjitha dhjeta?

Vendosja e emrit dhe figurës se femijes rrugëve mund te jete një moment krenarie për prindin, është e kuptueshme, po ne duhet te heqim dore nga përdorimi politik i femijeve. Ata nuk mund te sherbejne si dëshmi e punës se mire te bashkisë. Pyetja është: Ku është këtu kontributi i bashkisë? Nese do te donte te mbështeste me te mirët, le te bënte një projekt te posa-cem për ta. Le te themi: Krijoi o Bashki publicistike një SHKOLLE OLIMPIADASH!

Por jo, bashkia ka nevoje vetëm për reklame mendon, jo për esencialitet.

Jam i sigurt qe asnjë shoqate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te femijeve, nuk ka për ta mbështetur këtë nisme. Kjo shkon kundër Konventës se te drejtave te Femijeve. Për këtë situate duhet te shprehet Komisione-ri i mbrojtjes se te dhënave personale dhe Avokati i Popullit, nëse janë ne pune…

Nese ndonjë femije bie pre e pedofilisë, kush është pergjegjes?

Nese një fëmije ngacmohet ne shkolle për shkak te kësaj reklame, kush është pergjegjes?

Kush është pergjegjes për një harxhim te tille financiar, qe mendoj se është gjigant. A është bere tender për këtë? Nese është bere, a është kjo mënyra e duhur për te shpenzuar parade e taksapaguesve? Apo thjesht publicitet dhe asgjë ne torbe? Edhe nëse është falas, prape me tremb me shume se sa po te jete paguar. Cfare do marre ne këmbim ai qe ofron falas një hapësire te tille prej dhjetëra mijëra eurosh?

Ky vëzhgim i imi, nuk është një sulm politik dhe nuk dua te përdoret nga sitet opozitare. Eshte qëndrimi i një njeriu qe prej vitesh është përpjekur për te krijuar një situate me te favorshme për femijet shqiptare, aq sa lejon mundësia. Kush ka kujtese i mban mend reagimet e mia. Po jam konsultuar edhe me shume eksperte te fushës. Ata thonë qe është gafe, po unë jam me i moderuar.

Unë do te doja një përgjigje dhe ndërkohe i paralajmëroj gjithë militantet e sëmure, qe nuk është ky vendi për te shkarkuar mbeturinat e tyre toksike. Jam i gatshëm te dëgjoj këdo qe ka diçka për te thëne, po mbetem te ideja se nëse duam, mund te bejme gjera me te mira, me te arsyeshme dhe me te padëmshme.

Share: