Home QASJE QE BEN LAJM Futbolli, i afte te rrezoj murre dhe porta ndasish

Futbolli, i afte te rrezoj murre dhe porta ndasish

Ka vende ne Brazil qe nuk ka një kishe, por nuk ka vende ne Brazil ku te mos ketë nje fushe futbolli. Futbolli ka qene gjithmonë një argëtim popullor, pasioni qe nis ne rrugica apo livadhe, apo edhe ne një cope “facolete” te qytetit te vjedhur nga ndërtimet dhe trafiku. Futbolli është bota paralele e femijerise se gjithsecilit. Formoni nje grup femijesh te etnive dhe racave te ndryshme dhe do te zbuloni një gjuhe universale. Ai është si letërsia, fenomen social dhe kulturor. Asgjë tjetër si futbolli nuk e bën një fëmije burrë e një burrë fëmije. Futbolli eshte nje ngjarje poetike, i afte te rrezoj murre e te thyej porta ndasish, simboli i lojes ku popujt rivale harrojnë konfliktet. Futbolli është libri i historive dramatike, i revolucionit teknik, human dhe kulturor, mbi te gjitha, loja qe fal respekt, sportivitet, qyteterim dhe integritet. Ai është krijuar për te enderruar, ashtu si dhe arti dhe religjioni. Sa shume gjera është futbolli!

Share: