Home KRYESORE Jane zbutur ujqerit dhe janë egërsuar njerëzit!

Jane zbutur ujqerit dhe janë egërsuar njerëzit!

Mjeku shume i njohur Tritan Kalo i cili erdhi ne vëmendje te publikut për organizimin e protestave anti-reforme dhe artikulimit kritik cilësor ndaj këtyre zhvillimeve realizuar nga qeveria aktuale te se majtës ku duket se bën pjese edhe vete ai me formim e bindje te majta, shfaq gjithmonë here pas here pa-kënaqesine e tij intelektuale ndaj zhvillimeve socio-kulturore.

Sot ne profilin e tij ne rrjetin social te Facebook mjeku Kalo me plot ironi, pse jo krejt me te drejte duke publikuar një video te një video te një fotografi me një një kope ujqërish te zbutur shkruan:

“Kohërat kane ndryshuar shume. Jane zbutur ujqerit dhe janë egërsuar njerëzit. Kjo gjë ndoshta vjen prej faktit te vetëm se, ujqerit janë specie ne zhdukje dhe sot mbrohen me Konventa Ndërkombëtare. “Egërsimi” ndoshta është një faze transitore e njerëzimit, kur edhe ai do te filloj “te zbutet” ne momentin e klasifikimit te tij si “specie ne rrezik zhdukjeje”. Te presim dhe te shpresojmë, Amen/Inshalah!!!”

Share: