Home I pakategorizuar Jonathan Franzen na ka çuar një letër…

Jonathan Franzen na ka çuar një letër…

Nga Flutura Acka

Ne mars te vitit 2012, Jonathan Franzen, nje yll I letersise amerikane sot, vizitoi Shqiperine per nje reportazh mbi zogjte shtegtare (keqyrja e te cileve eshte nje nga pasionet e tij) per National Geographic. Keshtu, si botuese e tij ne shqip, me ra rasti te rri gjate me te ne ato dite. Mes tjerash, pasi e vizitoi dhe u mahnit nga Shqiperia (lagunat e kodrat e paxanuna, jo betoarmeja qytetase), me pyeti se si do te ishte me e mira qe t’i niste nje leter Kryeministrit te asaj kohe per shpalljen e nje moratoriumi per gjuetine e shpendeve: ta bente letren te hapur apo te mbyllur. Une e keshillova te bente nje leter te hapur, sepse nje shqetesim i tij prej shkrimtari te madh, i takonte gjithe kombit. Por duket ndonje shoqerues shume I kujdesshem per shefat politike, i sugjeroi te kunderten. Besoh ajo leter eshte diku ne arkivat e Kryeministrise, dhe eshte objekt i punes se gazetareve te merren me te. Disa muaj me pas u botua shkrimin I tij, ku kishte edhe verejtje mbi ‘masakren’ qe po i benim ne flores dhe faunes shqiptare. Ne nderkohe u nderruan qeverite te ne dhe nje nga vendimet e para te qeverise Rama ishte edhe Moratoriumi i Gjuetise, gje qe e kam pershendetur personalisht shume fort. Jonathan Franzen u gezua shume, megjithese do te kishte dashur qe moratoriumi te ishte pesevjecar.

Tani Jonathan Franzen do te prezantohet me vepren, pak vone, por me ne fund. Ne panairin e librit te Tiranes, Skanderbeg Books do te prezantoje vepren e pare te tij “Korrigjimet”, nje roman i jashtezakonshem, mbi 600 faqe. Jonathan Franzen eshte autori I zemres per Barak Obaman. Pasi presidenti I Amerikes lexoi njerin nga librat e Franzen, tha: “Terrrific!”. I pyetur nga gazetari I BBC-se cfare mendonte per kete vleresim te presidentit te vendit te tij, Franzen tha: “Terrific, kete e thua kur nuk ke c’te thuash tjeter. Do ta urreja mendimin se ai (presidenti) mund te kete harruar per ceshtjet e rendesishme te librit. Nuk dua qe presidenti im t’i harronte ato”.

“KORRIGJIMET”, nje roman i madh per familjen, per trysnine mes moralit dhe se drejtes per te qene vetvetja, mes globalizmit dhe barabitjes per identitet kombetar, nje roman ures mes Europes dhe Amerikes. Roman qe mjaft ta fillosh, dhe te 600 faqet te jane vec 60 faqe. Per dashnore te leximit e rekomandoj kete liber te madh, qe jashte te qenit botuesja e tij, mund te jete mbase libri i librave te panairit te Tiranes 2015.

Nga “Korrigjimet” (mbase gjeni nje cope Shqiperie ne te)

“Çipi ishte çuditur me ngjashmëritë e mëdha midis tregut të zi lituanez dhe tregut të lirë amerikan. Në të dyja vendet, pasuria ishte përqendruar në duart e pak njerëzve. Çdo ndryshim kuptimplotë midis sektorëve privatë dhe publikë, ishte i paqenë. Ata që drejtonin tregtinë, jetonin në një ankth të pashmangshëm, gjë që i detyronte të përpiqeshin të zgjeronin perandoritë e tyre në mënyrë të pamëshirshme çdo ditë. Ndërsa qytetarët e zakonshëm, jetonin me frikën e pashmangshme se mos pushoheshin nga puna dhe në një konfuzion të pazakontë, në lidhje me interesat e fuqishme të ndërmarrjeve private, të cilat mund të zotëronin çdo institucion publik, duke e shndërruar atë në privat, në çdo moment që ata do ta dëshironin një gjë të tillë. Ekonomia mbahej kryesisht nga kërkesa e pangopur e elitës për luks. (Në Vilnius, deri në muajin nëntor të asaj vjeshte të ngrysur dhe të mbushur me dëshpërim, pesë oligarkë kriminelë ishin bërë përgjegjës për punësimin e mijëra zdrukthtarëve, punonjësve të ndërtimit, tullaxhinjve, kuzhinierëve, prostitutave, baristeve, mekanikëve dhe truprojave.) Ndryshimi themelor midis Amerikës dhe Lituanisë, me aq sa kishte mundur të shihte dhe të kuptonte Çipi, ishte se në Amerikë ata pak të pasur, i ndrydhnin dhe shtypnin ata shumë të varfër, nëpërmjet argëtimeve të mpirjes së trurit, vrasjes së shpirtit, farmaceutikëve dhe pajisjeve të ndryshme, ndërsa në Lituani, ata pak njerëz të fuqishëm e shtypnin atë shumicë të pafuqishme nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit.“Po tani, çfarë të bëj, kur armiku është një sistem dhe një kulturë, jo një ushtri? E ardhmja më e mirë që unë mund të shpresoj për vendin tim, është që ndonjë ditë ai të duket si ndonjë vend i dorës së dytë në perëndim. Pra, pak më i ngjashëm me të tjerët, e thënë më shkurtimisht… Gjatë gjithë kohës, lituanezi dukej tepër i shqetësuar për kohën që shkonte dëm, ndërsa ai nuk kishte vendosur ende se si duhet të vepronte me paratë që po derdheshin pareshtur. E ndërsa investorët në mbarë globin, vazhdonin t’i dërgonin shumat e majme, të cilat ai i depozitonte në llogarinë e tij tek banka Credit Suisse, çdo të premte pasdreke, Gitanasi vazhdonte të ishte në dilemë se si duhet t’i përdorte ato para. Pra, nëse do t’i duhej t’i përdorte “në mënyrë të ndershme” (që nënkuptonte blerjen e vendeve të mjaftueshme në Parlament për llogari të Partisë së Tregut të Lirë), apo të bënte mashtrime të guximshme dhe t’i derdhte në biznese të jashtëligjshme dhe jo të pastra. Për ca kohë ai i kishte bërë të dyja në një farë mënyre dhe në të njëjtën kohë nuk kishte bërë asnjërën. Në fund, pasi kishte bërë një anketim në treg (që në të vërtetë, u shtri vetëm në baret e qytetit dhe të anketuarit ishin të dehurit) ishte bindur se në atë klimë ekonomike që ndodhej vendi, edhe njëbolshevik do të kishte më shumëmundësipër të marrë vota, se sa njëparti me emrin “Tregu i Lir딝.

Share: