Home KRYESORE Kosova është në gjendje tepër të rëndë psikike…

Kosova është në gjendje tepër të rëndë psikike…

Publicisti Lis Bukuroca ne një status te tij ne Facebook qe e titullon “Kosova është në gjendje tepër të rëndë psikike” kritikon ne baras-vlere si partitë ne pushtet dhe ato ne opozite për papërgjegjshmërinë qe po tregojnë për situatën politike ne Kosove. Ai e quan pushtetin “Qeveri zvarranikësh” në shërbim të vetvetes dhe opozitë e cilëson “revolucionare”. Ja si e vazhdon komentin e tij Bukuroca:

“Zakonisht situata të tilla krijojnë mundësi për shfaqjen e liderit të ri, që nuk vjedh si qeveritarët, që nuk zvarritet si ata dhe që nuk shkatërron si opozita. Opozita tani për tani po përforcon Qeverinë ndërkombëtarisht dhe krijon viktimë nga ajo. Me injorancën tonë, rehabilituam Serbinë. Me arrogancën e opozitës, do të rehabilitohet të korruptuarit, kriminelët me pozita dhe hajdutët nëpër qeveri. A ka potencial Kosova të nxjerrë një princ të urtë tani, që tani kap për kërpeshi qeverinë kleptokrate dhe që kap për frena opozitën, nuk dihet, por i duhet. As Qeveria, as opozita nuk kanë parasysh interesin nacional, por interesat fisnore partiake.”

Share: