Home KRYESORE Krenarë…por të lagur!

Krenarë…por të lagur!

Nga Ylli Dylgjeri

Shqipëria po përjeton dy përmbytje në një ditë!
E para, nga shirat e rrëmbyeshëm.
E dyta, nga fitorja e bujshme në futboll me ekipin armen.
Të dyja po trondisin vendin! Të dyja e kanë nxjerrë popullin në rrugë.
Here pas herë harrohet e djeshmja, gëzohet e sotmja dhe nuk dihet e nesërmja ku po shkojmë? Në Francë- mund të më thonë, në Bruksel më vonë..!
Ndërkohë jeta vazhdon. Në njërin krah sheh popullin rrugëve me çadra, duke ecur i lagur nëpër ujë, shtëpi, e makina të përmbytura, në krahun tjetër sheh nxenës shkollash me qeleshe e shall të kuq në qafë, që nuk shkojnë në mësim, por valvisin flamurët duke brohoritur “O sa mirë me qenë shqiptar !”,etj.etj.
Një shoqëri që ulërin nën e mbi ujë. Shkurt nuk po ngopemi me patrotizëm e me krenarinë e fitores. Shkurt, krenarë…por të lagur!
Zoti na shpëtoftë…drejtësia e shpalli të pafajshëm ish guvernatorin.

Share: