Home KRYESORE Kritika therrese e Ergys Mertirit per zhvillimet ne Kosove…

Kritika therrese e Ergys Mertirit per zhvillimet ne Kosove…

Sociologu dhe opinionisti Ergys Mertiri këtë here kritikon ashpër zhvillimet ne Kosove te cilat sipas tij janë ne situatën me te keqe te mundshme. Ne fakt, nuk është se gënjen, apo shtrembëron! situata atje është vete e vështire edhe pse sot hodhën një hap historik, por me paterica edhe këtë here. BE firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, por duke mos e njohur si shtet te pavarur, kjo për te plotësuar tekat e disa vendeve anëtare. Ja cfare shkruan Ergys Mertiri ne profilin e tij ne Facebook:

“Ironike është se kjo klikë politike e la vendin pa qeveri për muaj të tërë pas zgjedhjeve për hir të mosmarrëveshjeve në pazare dhe askush nuk e ndjeu kaq shumë mungesën e shtetit. Befas, tani bie alarmi se tre javë pa parlament janë dramatike, dhe se po shkatërrojnë shtetin, i cili në fakt nuk funksionon për asgjë.
Akoma më ironike është akuza se gazi lotsjellës ”˜prish imazhin’ e Kosovës nëpër botë! Cilin imazh? Atë të mjerimit që dy forcat politike PDK-LDK kanë mbjellë gjatë gjithë këtyre viteve? Kosova sot është vendi numër një në Europë për emigracion. Njerëzit ikin si lumi, përfshi këtu edhe shumë prej atyre që luftuan në front kundër represionit serb. Ata që e zhytën vendin në këtë mjerim, pasi zhvatën dhe shkatërruan gjithçka, pasi ia shitën çfarë mbeti Serbisë, flasin për imazh e për turp përpara botës!”

Share: