Home KRYESORE Ministria e Bujqësise sot dhe koha Osman Gazepit…

Ministria e Bujqësise sot dhe koha Osman Gazepit…

Nga Kristaq Berxholi

Ne një emision ne njërin nga TV-te, u fol për një iniciative te shkëlqyer familjare ne një rreth ne veri te vendit tone, për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve te pyllit. Vendi ynë ka plot produkte te tilla. Shteti duhet ta stimuloje dhe mbështesë këtë mrekulli do thosha. Por unë nuk e kam fjalën këtu. Ajo qe me tërhoqi vëmendjen ishte fjala BIO. Atje u tha se: Ky produkt BIO përdoret për atë e këtë. Qe te kesh një produkt BIO, me sa di unë, duhet qe ky produkt te plotësoje disa kritere. Nuk mjafton vetëm fakti qe mblidhen ne pyll dhe janë BIO. Jane natyrale PO, por jo BIO.

Nuk e kuptoj se pse institucionet tona, përgjegjëse, ne këtë rast (M. Bujqësisë), pse ja le spontanitetit këtë përcaktim qe kujt i teket i ve një etikete një produkti, ku ka shënuar BIO, dhe vërtet ky produkt u be BIO. Kjo është tallje me publikun! Ushtro-jini kompetencat tuaja zotërinj qe mbani karriget. Nuk mjaftojnë vetëm fjala e bukur. Ne na duhet sot bukuria e fjalës. Mendoj se nuk duhet lejuar kjo gjë.

Me një urdhër apo dhe me masa te tjera duhet qe te ndalohet kategorikisht vete shpallja e produkteve BIO. Me ngjan kjo pune si ajo qe bënte dikur Osman Gazepi, i cili vete-gradohej sa here i tekej dhe mbreti i asaj kohe e linte te bënte si te donte. Mendoj se sot nuk jemi si ne kohen e Gazepeve, apo mos e kam unë gabim? Mos jemi nga mendimet ende si ne atë kohe?

Kush e di kur lejohen veprime te tilla edhe mbase. Te kuptohemi, nuk jemi kundër iniciativave te tilla te mrekullueshme, por jemi qe produktet te emërtohen ashtu si janë e jo si duam ne!!!???. Po mire xhanëm, po MB, pse nuk nxjerr kriteret perkatese qe duhet te plotësoje nje produkt te jete BIO?. Nuk e kuptoj????!!!!. Kjo gjë do ti vinte fre kësaj forme Osmangazepiale te emërtimit te produkteve. More mire hajduti qe vodhi lopën ka faj, po roja qe e ruante lopën pa faj është…?

Share: