Home KRYESORE MISIONI I PAKUPTUESHËM I SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRI

MISIONI I PAKUPTUESHËM I SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRI

Nga Sadedin Celiku

Network of Open Society for Albania ndër të tjera nënvizon se: shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike në vënd nëpërmjet ndërtimit të konsensusit publik,nxitjes së pjesmarrjes së publikut në hartimin dhe zbatimin e reformave aq të domosdoshme për një vënd demokratik. Shoqëria civile sipas Kombeve të Bashkuara përkufizohet si sfera jashtë familjes, shtetit dhe tregut, dhe përjashton bizneset fitimprurëse, ndonëse shoqatat profesionale mund të jenë pjesë e saj. Këto organizata, të cilat krijohen vullnetarisht përfshijnë sindikatat, organizatat jo fitimprurëse me bazë komunitare, institucionet e besimit fetar, organizatat bamirëse, fondacionet, lëvizjet sociale etj , pra quhen gjithashtu shoqëri civile.

Megjithatë ende nuk ka ndonjë përcaktim të saktë se kush duhet të quhet shoqëri civile, kufijtë dhe roli i tyre në një shoqëri demokratike.

Megjithë përparimet dhe zhvillimet e viteve të fundit, vërejmë se shoqëria civile mbetet ende e dobët përballë rolit të saj të rëndësishëm të plotësimit të hapësirës mes politikës,qeverisë dhe qytetarëve.Marrdhëniet e shoqërisë civile me politikën e qeverinë në veçanti, vazhdojnë të vuajnë nga paqëndrueshmëria,konfliktualiteti që jo rrallë këto kohët e fundit janë shndërruar edhe në armiqësi e sulme të pahijëshme, të hapura,kundrejt njëri ”“ tjetrit.

Kontributi i shoqërisë civile është esencial e tejet i rëndësishëm në përshpejtimin e reformave, por megjithatë duhet ta pranojmë se ky rol ka qënë në kufijt simbolik ç’ka ka sjellë edhe vonesa të pajustifikuara të integrimit të vëndit në strukturat e Bashkimit Europian.

Shqipëria është nga vëndet e pakta në Botë ku janë krijuar rreth 1200 shoqata apo fondacione një shifër kjo e barabartë me numrin e përgjithëshëm të shoqatave në të gjithë kontinentin Europian. Pra ligji është mjaft liberal, mjafton një vendim gjykate,një akt themelimi dhe një statut dhe mund të bësh çfarë të duash dhe pa u kontrolluar nga strukturat e shtetit.Askush nuk e di saktësisht se me se merren këto shoqata,ku gjënden paratë për të ushtruar aktivitetin,por ndofta Shërbimi Informativ Shtetëror mund të di diçka por jo gjithçka.Ka shoqata të huaja që na“mësojnë italisht dhe anglisht” që e dinë gjithë shqiptarët dhe çuditërisht janë rezident në disa shtëpi prej qelpiçi, të tjerë në emër të bamirësisë ju japin njerëzve nga një garuzhde pilaf apo makarona dhe ca të tjerë merren me përdoruesit e drogës apo me jetimët e grupet e ndryshme të njerzëve të margjinalizuar.

Meqënëse këto shoqata shpesh nuk i shërbejnë qëllimit, ka vënde që nuk i lejojnë të ushtrojnë aktivitetin.Kështu përshëmbull Kroacia i përzuri jasht vëndit me dekret të ish Presidentit Stipe Mesiç ,madje ju dha kohë vetëm tre ditë që të largoheshin nga vëndi, Rumania vënd me 23 miljon banorë ka të regjistruara vetëm pesë shoqata vëndase dhe asnjë të huaj,Bullgaria i ka shoqatat sa gishtat e duarve, etj.

Tek ne janë lejuar falë fatkeqësisë që qeveria nuk merret me shtresat në nevojë dhe papunësisë së theksuar sepse ato shoqata kanë një numër të madh njerëzish të punësuar dhe sigurisht plotësojnë disi boshllëkun e qeverisë, por dhe për shkak se në vëndin tonë nuk zbatohet e respektohet ligji,kësisoj ato kanë gjetur terrenin e duhur për të penetruar.Shqiptarët vërtet janë të varfër por mendoj se nuk ka njerëz që ngrysen pa bukë.Ka ende shoqata të huaja që sjellin ushqime dhe e çuditshme është se i marrin ato që janë të kamur.Këtë fakt e vërtetojnë dhe burimet zyrtare ku trajtohen 99 mij familje me ndihmë ekonomike nga 150 mij familje që trajtoheshin në vitin 2005.

Gjithsesi mendoj se të gjitha këto shoqata nuk mund të quhen shoqëri civile dhe për rrjedhojë edhe njrëzit që punojnë atje.Është e natyrshme që unë nuk po flas me shifra absolute sepse ka mjaft njerëz që kanë ardhur në politikë nga këto organizata dhe meritojnë fjalë shumë të mira për të rejat që i kanë sjellë politikës shqiptare.
Në këto dy dekada ka patur mjaft ngjarje,kriza, e probleme të cilat kishin nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e shoqërisë civile.Duhet pranuar se kjo mbështetje ka munguar ose kjo shoqëri ka hyrë në lojë sa herë që ka dashur qeveria.Këta, shoqatat, presin nga qeveria tu japi ndonjë kockë apo projekt, ndaj shpesh ato heshtin ose sipas variantit flasin me gjuhën e qeverisë dhe e mbështesin atë.

Nuk kanë qënë të pakta problemet serioze nga ku duhesh mendimi dhe inisiativat e shoqërisë civile. Kështu kemi patur nismat qeveritare për regjistrimin e popullsisë ku për turp të zotit u harxhuan para dhe nuk u regjistrua kush sepse Shqipërinë e nxorrën 1,8 miljon banorë aq sa ishte në vitin 1960, madje edhe atje ku regjistruan i ndanë familjet në të bardhë e në të zinj.

Kishim problemin e ligjit për importin e plehrave i cili u trajtua por mbeti në rrugë,heqja nga puna dhe spastrimi i administratës publike dhe askush nuk u ndje,marrveshja bilaterale e kufirit detar me fqinjin tonë jugor e cila u dënoncua nga Partia Socialiste dhe ekspertë të fushës si dhe disa publicistë gjithashtu.
Reagim i dobët për dhunën në familje,gjakmarrjen apo krimin e organizuar aq shqetësim për vëndin tonë.

Ndodhën ngjarje të pazakonta siç ishin ngjarja e Gërdecit, vrasja e katër të pafajshmëve me 21 janar në mes të bulevardit,greva e urisë e deputetëve.

E njëjta indiferentizëm u pa dhe me ndërtimin e tre palë vorrezave greke në vëndet ku nuk kishte të rënë grekë,festimi i festës greke në territorin tonë jugor të cilët ata e quajnë Vorio Epiri u përshkua nga indiferenca e qeverisë, dhe u desh ndërhyrja e partive politike shqiptare këtu, dhe në Kosovë të sensibilizohesh çështja.
Shikoni se si bëjnë qef grekët tek ne, po të qëllojë të shkosh në Dhërmi,Himarë e më tej, shikon sinjalistika vërtikale të shkruara greqisht dhe zbatuesit e ligjit, kodit rrugor heshtin përballë ruajtjes së integritetit territorial të atdheut tyre.Ndërkaq shqiptarët vriten edhe në se mbajnë flamurin kombëtar të tyren dhe Ministria e

Punëve të Jashtëme nuk e merr mundimin të bëjë dhe një notë verbale.

A duhet të flasin përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe historianët për shtrëmbërimin e historisë dhe riciklimin e figurave që shitën Shqipërinë dhe morën vendime antishqiptare në dëm të kombit.A është e hijëshme që jubileun e 100-vjetorit të pavarësisë ta festojmë të ndarë për shkak të ndërhyrjeve në historinë e Shqipërisë dhe primitivizmave të ekzekutivit ?

Shoqëria civile është pushtet dhe si e tillë ndihma,kontributi dhe përpjekjet e saj për përmisimin e jetës së qytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi është dhe duhet të jetë determinuese për zhvillimet socio-ekonomike e demokratike.

Askush nuk foli për administrimin dhe shitjen e pasurisë sonë të përbashkët pra pasurisë kombëtare, askush nuk foli për grevën e ish të burgosurve politikë, askush për problemet e politikave fiskale ku preken 95 përqind e popullatës, për papunësinë e varfërinë gjithashtu. Askush nuk u prononcua për mungesën e ujit pishëm, mungesën e furnizimit me energji elektrike dhe askush për rritjen e çmimeve, tarifave e taksave.
Indiferencë nganjëherë vërejmë edhe tek gazetarët, botuesit,analistat e opinionistat të cilët shpesh mbajnë qëndrime të njëanshme pse jo dhe në favor të qeverisë dhe përfaqësuesëve të tyre.

Po sindikatat a luajnë rol dhe cilat janë janë shërbesat e saj në dobi të shoqërisë?

Lëvizja sindikale është mushkëria që i mungon sot shoqërisë shqiptare.Gjatë këtyre dy dekadave janë krijuar qindra sindikata. Kështu vetëm në sektorin e transportit, arsimit e punët sociale janë qindra.Ajo që bie në sy është se sindikatat kanë një ngjyrë dhe janë dublante të njëra ”“ tjetrës.
Sigurisht që lëvizja sindikale e ka zanafillën njëherësh me pluralizmin politik, por kurdoherë ato kanë qënë instrument në duart e qeverisë e cila i përdor ato sa herë që ja do politika se ndryshe i kërcënon me heqjen e pasurisë sindikale të cilat e them me keqardhje janë kthyer në njësi ekonomike private ku kryetarët e tyre janë më të privilegjuarit.

Askush nuk mori përsipër të mbrojë puntorët, të cilët punojnë ne kushte mizerablë, nën pagën minimale të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe pa sigururime shoqërore e shëndetësore.

Vetëm kamarierë e banakierë,kuzhinierë e ndihmsat e tyre janë me mijra që punojnë pa mbrojtje sindikale. Pra, sindikatat ekzistojnë vetëm për të realizuar interesat e veta,por jo të asaj pjese të shoqërisë që në fakt duhet të përfaqësojnë.

Është e sigurtë se krerët e sindikatave sot, janë bërë elitë e asaj pjese miljonerësh që vënë miljona nga pasuria kombëtare,pa i dhënë asgjë atyre për të cilën u krijuan të përfaqësojnë.Pra sindikatat dhe ato që i drejtojnë janë pushtet brënda shtetit dhe përfaqësues të kësaj klase që drejton e qeveris vëndin tonë.

Shikoni ç’bëhet me sindikatat në Greqi.Edhe pse populli e di dhe e ka të qartë vështirësitë që po kalon ekonomia e tyre,përsëri lëvizja sindikale është mjaft e ndjeshme në kërkesat e veta dhe nuk bëhet ortak me qeverinë.

Tashmë ka ardhur koha që strukturat e shoqërisë civile të mbështeten,të organizohen e konfigurohen në kushtet e rregullave të qarta demokratike.
Jeta në liri nuk është e lehtë dhe demokracia duket se nuk është e përsosur.

Shoqatat,fondacionet apo organizatat jofitimprurëse, sidomos të huajat duhen rishikuar se çfarë aktiviteti ushtrojnë në vëndin tonë dhe impakti që ato kanë.Për të realizuar këtë duhet rishikuar ligji dhe duhet përmisuar gjithçka në funksion të zhvillimit shoqërisë,paqës dhe mirëqënies qytetare

 

Share: