Home KRYESORE Mjerimi i kombit janë historianet qe prodhon politika!

Mjerimi i kombit janë historianet qe prodhon politika!

Nga Arben Llala

Mjerimi i kombit tonë është se zyrtarisht është ushqyer me histori të gënjeshtrës të shkruar nga historianët që i prodhon politika, i paguan politika në shërbim të Globalizmit. Historia zyrtare e Shqipërisë nuk guxon të përmendi Çamërinë dhe çamët, arvanitasit dhe minoritetin shqiptar në Greqi të njohur nga Marrëveshja e Lozanës 1923.

Le t’na tregojnë një libër të shkollave fillore dhe të mesme ku përmendën arvanitasit, çamët, albanosët e Trakës, arbneshët e Zarës, arbërit e Bullgarisë, Ukrainë, etj? Për këta shqiptar ne kemi lexuar në libra të autorëve të ndryshëm, por asnjëherë nuk i mësuam apo mësojmë në tekstet e Ministrisë së Arsimit.

Përse? E si mundet një historian të Doktorojë ma njohur gjuhën e dokumentit? Si mundet që jemi mësuar të shohim të njëjtët historian nëpër TV? Nuk na duhet grada shkencore pa cilësi, që i fitojnë me servilizëm dhe pa asnjë kërkim shkencorë nëpër terrenin historik. Pata fatin të kërkoj 12 vite nëpër Greqi rreth historisë së shqiptarëve dhe mora aq sa munda. I preka me dorë faktet nga Gumenica e deri në Athinë.

Share: