Home KRYESORE MSA BE- Kosove sipas Alma Lama…

MSA BE- Kosove sipas Alma Lama…

Deputetja e Kosovës Alma Lama nuk mungoi te interpretonte politikisht dhe pozitivisht nënshkrimin e MSA-se ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ajo e cilëson nenshkrimin e MSA-se ndermjet Kosoves dhe Bashkimit Evropian si lajm i mire.

” Kjo do te thotë se Kosova nuk është me ne nivelin e te pasurit perspektive evropiane, por marrëdhënie kontraktuale. Mirepo per te arritur ne destinacion pra te behemi anetare te plote, duhet shume pune dhe angazhim; duhet lufte ndaj krimit e korrupsionit, zhvillim ekonomik, administrate efektive dhe jo politike, liri te medias; duhet vetedije shtetformuese per t’i bere hapat e tjere, duhet ndryshim i mentalitetit klienteleist e farefisnor, duket etj. Tani mund te themi se jemi futur ne rruge, puan qe na pret perpara eshte teper e madhe. Mundesite per te perfituar fonde te medha nga BE jane reale tani.” shkruan ajo ne profilin e saj ne Facebook duke shtuar:

“Aspekti politik, dhe juridik sic eshte fusnota ne marreveshje ndonese ka shije te hidhur dhe mund te mos na pelqeje, do te jete dytesor ne raport me transformimin e brendshem qe duhet te beje Kosova. E sigurte eshte se Serbia nuk mund te hyje ne BE pa e njohur Kosoven, pa u vendosur kufinjte ndermjet ketyre dy shteteve dhe pa u zgjidhur kontestet politike. Bashkimi Evropian eshte modeli me i mire qe me fuqine e tij po transformon vendet perreth.”

Lama nuk permend faktin qe ne marrveshje Kosova per tekat e disa vendeve perferike te Bashkimit Europian perseri nuk u konsiderua sic duhet: Shteti i Pavarru dhe me i riu i Kontentit te vjeter…

Share: