Home KRYESORE Nuk shteron sarkazma fine e Dylgjerit…!

Nuk shteron sarkazma fine e Dylgjerit…!

Ketë radhe pena e ironisë se fine e Ylli Dylgjerit qëllon përsëri ne shenje duke sjell ne memorien kolektive një personazh te krijuar prej tij duke e vizituar atë me tre personazhe publike ne te nëpërmjet halleve te ditës se shqiptareve sot. Ja cfarë shkruan Dylgjeri ne profilin e tij ne Facebook duke nënvijëzuar me elegance nevojën e shoqërisë shqiptare për njerëz racional te cilët i frenojnë për te mos rene ne “gremine”:

“Na shpëto o Dan!

Këto 25 vite demokraci shqiptareve u kanë ardhur në ndihmë, në ditët e liga figura të mëdha. Sot më kujtohen mjaft prej tyre, por më të spikaturit kanë qenë Dan-et. Të gjithë zotërinj, në sjellje, veprim, e penë!
A nuk ju kujtohet miq Dane Binaj, ish komandanti i Gardës së Republikës i viteve 90? Danja aso kohe kthehu mbrapsht turmat qe te egërsuara sulmuan bllokun në qendër të Tiranës.Tirana shpëtoi.

Më tej, do vinin vitet 2005, dhe sërish shqiptarët dhe bllokun do ti shpëtonte nga djegia një Dane tjetër. Dan Everst. Vetë ambasadori i OSBE në Tiranën. Dhe…si çdo dhunë që e ka një përgjigje e një shpëtim, do vinin vitet 2015 e sërish vegjëlia rilindëse për hallet e ditës do thërriste Danen e radhës. Por, tashmë biseda bëhet me një të vdekur.

Nga varri flitet me një Dan tjetër. Të ndjerin Dan Klosi (Ardian Klosi). E thërrasin në ndihmë për gjuhën. Më saktë për të bërë një ligj për gjuhën. Edhe ky është halli i madh këto ditë. Siç duket, është ende herët për zhurmë të madhe, e nuk kanë dalë me turma të djegin bllokun. Marifetçinj, kanë gjetur për shpëtim një djalë blloku për të folur këtë herë:

Na shpëto Dan! Dani s’ndihet…
Me fal Dan….Do flasim prapë.
Qofsh mirë!”

Shënim: Nuk është e qarte nëse Dylgjeri dyshon për incidente te ngjashme ne këtë vendin tone hallemadh…

Share: