Home KRYESORE Partia FORCA RINIA

Partia FORCA RINIA

Askush nuk e besonte por vetëm për pak muaj te rinjtë e partisë “Forca Rinia” me anëtaresi me moshe mesatare 25-27 vjeçare munden te fitonin disa anëtare ne Këshillat Bashkiake te Republikës. Pak kush e besonte se një parti e quajtur “Forca Rinia”me idealizëm te qarte me një vizion të ri për Shqipërinë, do te kulmonte ndërsa futeshin ne gare elektorale vetëm pas pak muaj themelim. Beteja tyre e parë ishin zgjedhjet e fundit lokale ne Shqipëri dhe ata ishin me te rinjtë ne moshe biologjike, por edhe eksperiencash politike, por te sigurte qe do te vazhdonin fuqishëm me përfaqësimin REAL të qytetarëve në gjithë Shqipërinë, pas vetëm një beteje zgjedhore dhe jo luftën për te cilën janë organizuar me pasionin rinor për dhe pa kompromis ta fituar atë.

“Ne nuk do ndalemi kurrë deri sa të vëmë në ekzekutim vizionin e ri për Shqipërinë tonë…” ishte slogani i tyre dhe ja dolën te kenë këshilltare ne moshe te re ne Këshillat Bashkiake, kur ligji nuk i favorizon organizimet e reja dhe ndërsa lista e partive plote eksperience ishte e gjate. Megjithatë ata, përfaqësuesit rinor te asaj gare zgjedhore ja dolën ti lenë pas shume prej tyre. 

Kryetari i saj Dritan Broka edhe ai i ri ne moshe, por plot pasion dhe energji rinore, paralajmëron riorganizimin e Partisë FORCA RINIA, analizën e zgjedhjeve lokale të qershor 2015 dhe procesin i riorganizimit të degëve të FRA në gjithë Shqipërinë…”FORCA RINIA PËR NJË VIZION TË RI TE RI TE SHQIPËRISË…” vazhdon slogani i këtij organizimi politik.

Share: