Home KRYESORE Policia ti shërbejë Republikës dhe jo partisë, si policia berishiane dje!

Policia ti shërbejë Republikës dhe jo partisë, si policia berishiane dje!

Njoftim mbi tubimin e sotëm shqipON pranë Brrylit-Tiranë!

I bëjmë thirrje Policisë ti shërbejë Republikës dhe jo partisë, si policia berishiane dje!
Roli i policisë është shumë delikat dhe prandaj ndërhyrjet e saj duhet të kryen RREPTËSISHT sipas normave ligjore, përkundrazi përkëthehen në dhunime të së drejtave themelore!
ShqipON rezervon të drejtën dhe detyrimin për ankimin pranë Prokurorisë së Republikës, Ministrisë së brendshme, Avokatit të Popullit, Këshillit të Europës dhe prezencës Komisionit Evropian dhe përfaqësi e huaja të akredituara në Tiranë!

Sot policia megjithse kishim njoftuar sipas ligjit Komisariatin:
1) nuk solli një patrullë që të rrinte larg dhe te na siguronte ushtrimin e të drejtës tonë të tubimit.
2) ndërhynë në mes të aktivitetit duke frikësuar qytetarët përqark, duke na marrë dhe emrat tanë shënim dhe jo të informohej më parë me Drejtorinë ku kishim depozituar sipas ligjit të gjitha informacionet e duhura.
3) na akuzuan për prishje të qetësisë!

Tubimet nuk jane funerale dhe Ne pikërisht këtë QETËSI VARREZASH duam të prishim që njerëzit të vrasin frikën e të ngrihen për vetet dhe vendin e tyre!

shqipON nuk do ndalet në rrugëtimin e tij demokratik për çlirimin e Shqipërisë nga tradhëtarët e Kombit!

Së bashku Guxojmë!
ShqipON✅

I kujtojmë se e drejta e organizimit është e drejtë kushtetuese!

Share: