Home KRYESORE Pse nuk e heton Llalla Beqjan?

Pse nuk e heton Llalla Beqjan?

Nga Leonard Bakillari

Ilir Beqja është ministri me i përfolur për korrupsion, abuzim me detyrën dhe përfitim nga tenderat publike, por cuditerisht i pa hetuar nga Prokuroria.

Kjo histori ka nisur me ardhjen e Beqjas ne krye te Ministrisë se Shendetesise ku gjene e pare qe beri hoqi kriterin e certifikatës se orgjines për barnat qe importohen duke i dhëne te drejte kujtdo kompanie te sjelle barna nga te mundet. Link: http://investigim.al/loja-me-tenderat-le-pa-ilace-qindra-t…/ (Beqja nuk u hetua)

Me pas vazhdoi me Check Up-in e famshëm koncesion qe u fitua nga nje kompani qe tregton duhan, alkool, detergjent dhe ushqim. Jo pak por 120 milion euro per 10 vjet. Ky check up-i i famshëm behet fiktivisht dhe rezultatet e analizave ne ato pak raste qe janë bere tregojnë se këta njerëz duhet te kishin vdekur. ( Jane teresisht fiktive) Link: http://investigim.al/hije-skandali-mbi-koncensionin-e-shen…/ (Beqja nuk u hetua)

Me pas hapi procedurën për dhënien me koncension te laboratorëve shtetërore te analizave, duke përcaktuar kritere qe paracaktojnë fituesin. Për këtë nisme po kundërshtohet edhe nga mjeke me përvoje dhe zëra autoritare ne mjekësinë shqiptare (Profesor Sulcebej njeri nga ata). Por edhe për këtë nuk u hetua.

Tashme është publikuar një tjetër skandal ku ish-kompania e Ministrit Beqja ka përfituar 11 milion euro nga tenderat publike për 2 vjete. Ministri e ka shitur këtë kompani ne gusht te vitit 2013 ne vlerën e 18 milion lekeve te reja, por asnjëherë nuk ka bere publike menyren e pagesës për shitjen e aksioneve. Ne deklaratën e pasurisë se vitit 2014 ai thotë se ka përfituar 1 milion leke te reja nga shitja e aksioneve. Nuk dihet sa ka përfituar realisht Beqja nga shitja e aksioneve te kësaj kompanie, pasi vazhdon te marri ende para nga ajo. (Serish nuk ka asnjë hetim)

Nuk e di cfare duhet te ndodhe me shume se kaq qe prokuroria te nise te paktën një proces verifikimi edhe kryesisht pasi është një e drejte qe ja njeh ligji, konkretisht Kodi i Procedurës Penale?

Share: