Home KRYESORE Rreth Flamurit të Përbashkuar!

Rreth Flamurit të Përbashkuar!

Nga Enida Bozheku

 

Rreth flamurit të përbashkuar me një qëllim e një dëshirë!

Këto janë vargjet lapidare të himnit tonë kombëtar, që në prag të ndeshjes së shumë amshuar Shqipëri – Sërbi, i pulsojne mbi krye çdo Shqiptari të mire, me identitet kombëtarë dhe atdhedashës, në pritje, të fishkëllimës së arbitrit në Elbasan “Arena”.

Ndeshja që do të zhvillohet, nesër, në stadiumin Elbasan “Arena”, nuk është thjeshtë një ndeshje,. Ajo mbart mbi vete edhe shumë aspekte politike, kombëtare, trashegimie, “revolte” dhe “ringritje”. Në këtë ndeshje janë të drejtuar sytë e kujtdo shqiptari që ndodhet si brënda ashtu dhe jashtë trojeve tona, ajo ka sytë e “shpresës se idientitetit”.

Masat e sigurisë, propaganda mediatike parandaluse dhe deri diku firkësuse, duket sikur të ketë në gjirin e saj, jo vetëm një ndeshje futbolli, jo vetem sport, por duket të jetë e ngarkuar në vetevete me një presion elektrostatike të perceptushme nga kushdo prej nesh.

Censura që kërkohet të vihet dhe imponimi i disa rregullave, te ngjashme me kontrollet e kampeve të perqendirimit nazist, duket të jete përtej reales duke të futur në një botë të abstraktes. Qetësohuni është sport, jo luftë!

Në këto orë parapërgatitore, Shqipëria mbarë ka mëndjen dhe zemren tek djemtë e kombëtares tek ata, që si Shqiponja, pothuajse nje vit me pare, mbrojtjen me pathos flamurin kombëtare. Pavarësisht ngjyrimeve të instrumentalizuara nacionaliste, ku vendi per abuzime nga subjekte te interesuar në destabilizim dhe tjetërsim të vlerave të sportit duket të jetë i pranishëm, ajo e nesërmja është argëtim është pjesë e të qënurit bashkë, ndaj, fryma e presionit dhe kontrollit, nuk mund kurrë të mposhtin ndjenjen e perkatesise që kjo ndeshje ngjall në shpirtrat tanë.

Nacionalizmi, si streha e fundit e nje maskaralliku te zhbërë skutave të përfitimit personal në ngjyrimet e forta reaktive që kjo ndeshje po ngjall, duket të ketë gjetur terren te përshtatshëm për të larguar vëmëndjen edhe nga ato që janë problematikat e mprehta të politikës së brëndshme shqiptare. Me anë të “fryerjes” së tullumbaces nacionaliste, vëmëndja e publikut, në këto ditë të nxehta politike, gjen hapsirën perfekte për tu  shpërqëndruar nga afera CEZ, ku humbja prej 700 milion eurosh po i kusht gjak, lot e burgim qindra shqiptarëve. Aktivitet e këtij lloji, fatkeqsisht, shpesh herë ndodh që të shndërrohen në cadrën perfekte për tu mbrojtur nga memoria dhe për ta kthyer atë në një shprehje të së kaluarës së çudirave shqiptare tre ditore.

Kjo ndeshje edhe pse sport, nuk simbolizon vetëm një “top” apo një “kualifikim”, por, ajo, është dritë shprese  për një vënd që është rrënuar aq shumë herë, përbuzur, tallur dhe vën në loje, jo vetem nga bota por dhe nga vet njerëzit e saj.

Politika në rrugëtimin e saj servil, duket të jetë e paaftë të mbaj nen kontroll emocionet e tepruara të një përulje karshi gjeopolitikës kufitare dhe, si pasoj, ajo nuk po i shërben qytetarëve të saj, ajo nuk po mbron principet kushtetuese te mbartura ne Kartën Themelore të shtetit, por përkundrazi duket sikur të ketë vëne në jetë një skenar denigrues i qytetarëve të saj. Kjo ndeshje për këdo nga ne përfaqëson mundësin për të treguar se jemi një, se ne dimë çdo të thotë komb, dimë çdo të thotë flamur.

Në tryezat, lokalet dhe ambjentet shtëpiake të secilit prej nesh, nesër, do të jenë të mbledhur miq, shokë, shoqe, familjarë për t’i dhënë zemër e mbështetje djemve të kombëtares që na bëjn të ëndërrojm, që na bëjn të themi, për një herë me krenari, po ne jemi Shqiptarë.

Historia jonë ndërshekuj, simbolet tona, kane qënë përherë objekt sulmi, tjetërsimi, manipulimi nga kush mbi ne ka sunduar, por ama, gjuhen, traditat, atdhedashurin sërisht nuk kane mundur të na i shkelin.

Ndeshja e nesërme është fari i bashkimit, është simboli që ne dim për një qëllim europian të behemi një, te mbështesim dhe t’i japim zë vetvetes.

Simbolika e kesaj ndeshje sportive, nuk eshte vetëm loj futbolli, ajo mbart mbi të emocionet, luftrat gjakrat qe jane derdhur në tokën tonë, e atë të Kosovës së dashur.

Serbi apo Greku, si fqinjët tanë, në globin rrotullues të aneksimeve përhere na kanë izoluar, përbuzur dhe, fatkeqësisht, aneksuar trojet tona, por prapë ne me shpirtin lart, identitetin dhe vetëdijen se jemi njerëz me kulture dhe vlera do të duhet të tregojmë se njohim respektin, njohim mikë-pritjen dhe se ne këtë ndeshje sa sportive aq edhe kombëtare, dimë të respektojmë kundërshtarin dhe, njëkohësisht, dimë të brohorasim, japim zemër dhe mbështesim djemtë tanë.

Flamuri kuq e zi, do të valëvitet në çdo ballkon, çdo rruge, çdo lokal a bar, se ne jemi Shqiptarë!

Politika dhe masat e saj shtrënguese, në parim të drejta për sigurinë kombëtare, nuk mund kurrë të bëhen çensuruese të ndjenjës amtare, sa do ndalim, sa do përzgjedhje “të denjësh” për të qenë prezent në stadium, prapë Shqipërie, nesër, ku do që shqiptarët ndodhen nëpër botë do ta kenë në zemër.

Forza Kombëtarja, një Shqipëri e tërë është me ju!

Share: