Home KRYESORE Sa vlen korrupsioni ne bilancin e shtetit? A ka përllogaritje? Sa janë...

Sa vlen korrupsioni ne bilancin e shtetit? A ka përllogaritje? Sa janë ato?

Leonard Hoxholli, kandiduar një here për sekretar i politikes se jashtme ne partine demokratike duke qene gjithësie jashtë shtetit ne atë periudhe, ne faqen e tij ne Facebook bën pyetje qe sipas traditës njihen nga ato qe vlejnë 1.000.000 dollarë amerikane! Ne fakt, nuk është çudi qe shifra te tilla paguan Shqipëria për ekspertet e huaj qe na asistojnë, por qe nuk la lidhje me shqetësimin e Hoxhollit e cili pyet ne mënyre retorike: Sa vlen korrupsioni ne bilancin e shtetit? A ka përllogaritje? Sa janë ato? Dhe, vete përgjigjet pe ne mënyre retorike duke shtuar:

“Ne këtë vend ka 20 e kusur vite qe ligjet qe bëhen ne vend se ta ulin korrupsionin e kane ushqyer atë si benzina zjarrin…
Eshte gjithmonë e me shume e nevojshme një pakete ligjesh efikase kundër korrupsionit. E mira e perbashket shihet gjithmonë e me shume si një mundësi pasurimi i perveçem. Eshte thelbësore qe punët, detyrat publike tu jepen njerëzve te ndershëm dhe jo te dyshueshem. Ndershmëria paguan dhe duhet te jete baza e çdo programi qeverisës… Mjaftojnë pak njerëz te ndershëm për te bere ndryshimin ne vendin tone… A do ti jepnit çelësat e shtepise suaj hajduteve? Eshte ajo qe keni bere deri me sot me votën tuaj. Ndershmeri! Ndershmeri! Ndershmeri!!

Share: