Home KRYESORE Shqiptari që arrin të krijojë robotin me printer 3D…

Shqiptari që arrin të krijojë robotin me printer 3D…

Behet me dije qe një student me origjinë shqiptare tashmë i përket një grupi shumë të vogël të shkencëtarëve në mbarë botën. Ai quhet Dhimitër Haxhi dhe është student 15 vjecar i cili jeton në Kavala, në veri të Greqisë, dhe tashme njihet boterisht si djali shqiptar qe ka krijuar një robot nga një printer 3D. Djali, si shume shqiptare në Greqi njihet si Dimitris Hatzis dhe, është tani një nga gjashtë njerëzit në botë të cilët kanë qenë në gjendje ta realizonin këtë detyrë te veçante. Atij iu deshën plot 1 vit punë e përditshme për ta ndërtuar robotin me anë të printerit 3D. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqendruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D. Studenti shqiptar u vlerësua dhe me një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi për këtë arritje.

Share: