Home KRYESORE Si qeveriset nga populli në Firence dhe Durrës…!

Si qeveriset nga populli në Firence dhe Durrës…!

Nga arkitekti Edgar Frasheri,

Keto dite ne një nga sheshet e Firenzes është ngritur një tende si cader e madhe ne te cilën është ekspozuar Masterplani i rikonstruksionit te aeroportit te këtij qyteti, i cili ne gjendjen qe është ka aftësi te kufizuara kapacitetesh, për arsye te një piste e cila nuk përballon fluksin turistik ne drejtim te këtij qyteti. Pjesa me e madhe e turisteve ne Firence vijnë me tren nga Pisa apo me autobusë, etj. Pisa vetëm për llogari te këtij turizmi ka patur rritje prej 20 % te pasagjereve ne gjysmën e këtij viti. Ky kapanon do te qëndroje i hapur për popullin deri ne fillim te Nëntorit.

E vizitova jo për faktin se kam ndonjë interes te drejtpërdrejte për temën ne fjale, meqë nuk jam banor i perhershem i këtij qyteti. Qëndrova gati një paradite ne këtë salle për tu njohur me detaje se cfare dhe si thuhej, por edhe për te pare shkallen e interesit te vizitoreve popull qe me seriozitetin me te madh kërkonin te informoheshin edhe për detajet me te vogla. Me te interesuarit ishin banoret qe jetojnë ne afërsi te zonës se ndërhyrjes, qe është pranë aeroportit ekzistues, te cilët nëpërmjet hartës se detajuar përcaktonin saktësisht raportin e tyre me veprën. Nje material i pasur i shtypur qartësonte çdo “pse” dhe “si” e “sa”, duke dhenë përgjigje rreth 60 pyetjeve te mundshme te mbledhura ne kohe, mbasi tema është shume  e vjetër ne diskutim. Nga front desku i ekspozimit, thuhet se pjesëmarrja dhe mendimet e vizitoreve gjate këtij muaji, kane tejkaluar parashikimet….

Duke vizituar këtë prezantim, me erdhi ne mendje tragji-komedia qe u luajt ne qytetin e Durrësit  lidhur me projektin e sheshit ne qendër te qytetit dhe qe u finalizua me skenën e  po aq komike te një mix populli, ca nga Tirana e ca nga Durrësi, qe nuk përbenin as dhe perimetrin e shatërvanit, te lidhur me zinxhirë, për te demonstruar se “shatërvani nuk duhej hequr”.

Dhe e gjithë e keqja e keq qeverisjes se Durrësit u grumbullua vetëm tek shatërvani, ndërkohe qe qytetaret e Durrësit e kishin ngrëne “kokrrën e ullirit” qe para dy vitesh kur kryetari i “zgjuar” ua kishte shtruar masterplanin e sheshit ( si këta këtu )) por qe meqenëse ne bërtasim për pleshtat kur na ikin buajt, e votuam me mendjelehtësi atë plan me letra ne një kuti kartoni, pa ja varruar fare se cfare kishin ndërmend te bënin Arabo-italianet, dhe pastaj gjoja opozita konstruktive qe e kishte gojën te qepur, e votoi ne qeverinë lokale e cila kur u kujtua Tirana te bertase për llogari te Durrësit, puna kishte marre fund se ndërtuesi kishte kontratën ne dore.

Me ligje edhe ne i kemi si këta këtu, por populli është jashtë orbite dhe nuk merr vesh sesi qeveriset me demokraci aktive. Hyn ne valle pas pilafit, bile kur e thërrasin. Prandaj kush qeveris ne Shqipëri me atë popull, është gjithmonë fatlum, se nuk i dhemb koka…..

Share: