Home KRYESORE Tre histori qe tejkalojnë ligjin…

Tre histori qe tejkalojnë ligjin…

Nga Erion Kristo

Historia e pare,nje mikut tim shume te afërt i mori policia bashkiake makinën sepse e kishte parkuar aty pranë stadiumit “Qemal Stafa” përball federatës shqiptare te peshëngritjes edhe pse nuk kishte tabele pervec faktit qe kishte dhe makina te tjera. Po e bukura është se mire qe pagoi 25 mije lek gjobë plus 70 karoatrecin, po këta miqtë e bashkisë kur ja morën makinën ne menyren me kafshërore e kishin shqyer, i ishte prish zinxhiri motorrit dhe i vajti 300 miej lek dem shtese, (makina per sqarim kishte 2 jave qe ishte kontrolluar) asnjeri s’mban përgjegjësi për këtë pune. Padrejtësi e madhe vëlla…

Historia tjeter qe mikut tim tjeter i kishin ven gjob per semafor te kuq,nderkohe kishte qen me jeshile,i kishte ven gjoben polici dhe i kishte then ik ne komision.Miku im kishte shtangur,sepse para tij ishte nje makine tjeter, te dy me jeshile,makina tjeter vazhdoi me te drejt, kete e ndaluan dhe mori nje gjobe absurde. E forta ishte se kishte shkuar te drejtoria e policisë ditën tjetër per tu ankuar, dhe polici perkates ja kishte ber qe jo s’ka mundesi o djale po ik tani pago gjobën se s’te beson njeri ty po ec. Arrogance e madhe dhe padrejtësi vëlla…

Historia e trete, qe ma tregoi nje mik. Ne 1998 i kishte vdekur gjyshja dhe e kishin hequr matesin e energjise. Tani vjen OSHEE dhe i thote te paguaje nje dynja me leke, se atyre u rezulton qe e kane ne sistem. Qe nga 1998 deri me tani nuk eshte paguar as ka ardhur fature, po tani e kishin hedhur ne sistem. Dhe kur ta hedhin ne sistem, as Zoti vete nuk ta heq dot. Keshtu miku im i dashur pagoi 30 mije leke te rinj. Qe iu shtuan arritjeve te sistemit.

Share: