Home KRYESORE Udhe te mbare LDE ! LDE – partia per liri-demokraci-etik

Udhe te mbare LDE ! LDE – partia per liri-demokraci-etik

Nga Vladimir Duraj

LDE – partia per liri-demokraci-etik rifillon betejën per nje jete me te mire ne Shqipërinë tone te shume vuajtur. Normalisht duhet përshëndetur dhe uruar per mbarësi ç’do force e re politike qe krijohet ne kushtet kur politika aktuale ka dështuar plotësisht dhe është bere penges per zhvillimin e vendit.

Ndersa une uroj LDE edhe per nje arsye tjeter,vleresimin per kryetarin e saj z.Arian Galdini,figur e njohur dhe me kontribute ne keto 20 vite demokraci.

– Eshte e veshtire,pothuaj njelloj me ti futesh detit ne kembe – pohon Galdini kur u ben thirrje gjithe vlerave te shoqerise per kontribute sipas mundesive.

Ndersa une mendoj se eshte tamam koha e duhur per veprim,veprim qe nuk duhet ta njoh gabimin dhe kompromentimin per shkak te nje situate te krijuar nder vite ne te cilen njerezise u duket qull i nxehte edhe kosi i ftohte,ndaj i fryjne.

Une te uroj sukses Arian Galdini,te vlersoj,rrespektoj e besoj se gjera te mira do te besh me LDE-n.
Mua do te me kesh perball e jo ne krah,por megjithese perball do te jem mik e dashamires yti e LDE-s. Do gezohem per suksesin tuaj dhe do t’ju inkurajoj per pune edhe me te mira,sikurse do t’ju godas kur ta kini hak.

Edhe nje here urime e suksese Arian Galdini dhe LDE.

Share: