Home KRYESORE Unë vijoj ta kem mendjen çuditërisht te drejtësia…

Unë vijoj ta kem mendjen çuditërisht te drejtësia…

Nga Nebi Bardhoshi

Po e nis me një qeshje cinike këtë status (qe do kisha dëshire ta quaja letër, shkrim). Por nejse po i rri gjuhes se logut. Qesh sepse e di qe ne një shoqëri qe është shprishur, për te mos thëne, prishur gjuha, s’do fort mend se pak, fare pak njerëz do e lexojnë. Edhe prape skam fare mllef me shoqerine e as me individin qe nuk zëne me bese ne fjalët e tjetrit. Sepse prishesit e gjuhes, apo shprisheshit e saj, nuk jane ata. Por me pak bese ne vete e nder vete edhe mund te ndërtojne diçka.

Unë vijoj ta kem mendjen cuditërisht te drejtësia. Sepse për mua shprishesh-ese, e gjuhës, e tjetrit, e vetes, e kuptimeve te jetës, mbetet mungesa e drejtësisë. Aty ku s’ka drejtësi, prevalon mungesa e dinjitetit njerëzor. Aty ku blihet drejtësia, drejtësi ska, e dinjitet njerëzor nuk ka. Kot e gënjen kush veten se është jashtë këtij rrethi vicioz, sepse kush jeton me padrejtësi nder këmbe është ai/ajo qe duhet te jete! Ajo e shndërron boten përreth ne një bote te padrejte, dhe njerëz pa dinjitet. Nuk po shkoj me tej te them se aty ku s’ka drejtësi, s’ka aspak gjasa për liri, sepse dikush mund te thotë, po pse po hynë ne këto rrëmime te kota.

Shkurt, për ata qe merren ende me leximin e ndonjë rreshti nder ne, kane ende ndore me ba ndonjë gja ne shoqnine ku janë, dua te shtroje dy shembuj te thjeshte. Danimarka mbahet sot si një shembull i shtetit me shume prosperitet. Por pak kush flet se perse! Unë po u kujtoj se këto themele janë hedhur qe ne fillim te shek XiX, pikërisht pas një disfate qe Mbretëria Daneze pësoi ne lufte me Suedezet. Mbreti i asaj kohe i shtroi pyetjen themelore vetes. Pse humba!? Pa rreth vetes, dhe kuptoi se çdo gjeneral i tij ishte aty jo se e meritonte, por se e kishte blere ose trashëguar pa te drejte atë post…

Shembulli i dyte nga Estonia post-socialiste. Kryministri i Estonez, ne mos gaboj i pari pas renies se socializmit, historian, nuk pranoi keshillen ‘shit gjithcka’ e bej pak leke qe te mbash ekonomine. Ai tha jo, se pari drejtësi. la Estoni-ne 6 muaj pa sistem gjyqësor, dhe zëvendësoi te gjithë gjyqtaret me djem e vajza te sapo diplomuar, dhe rikthehu ata gjyqtare qe kishin qene para socializmit si te tille, por kuptohet qe këta te fundit ishin te paket.

Në do, ndonjë kryeministër shqiptar ta bej shoqërinë tone, apo dikush tjetër qe ka pushtet dhe kurajë, duhet te qëmtohet mbi te gjitha ne rrugën se se si duhet bere. Nje rruge e cila kerkon shume kurajo. Ta nis ke ka rreth vetes, sot dhe neser…Kush me njeh e di qe nuk jam përkrahës i kopjimit te sistemeve, por respektoj ata qe shohin larg, e me kurajë përballen me pellgun konformist te se tashmes!
tung!

Share: