Home KRYESORE Stefani, Edi Rama dhe pandeshkueshmeria…

Stefani, Edi Rama dhe pandeshkueshmeria…

Sipas Andrea Stefani qe shkruan në gazetën Dita, pandëshkueshmëria e ka bërë të kotë rotacionin politik. – “Në rastin e Shqipërisë, mungesa e drejtësisë e shpalosur si pandëshkueshmëri kronike e korrupsionit dhe krimit në majat e shtetit, e ka degraduar gjendjen e demokracisë deri në atë pikë, sa tashmë edhe rotacionet politike nuk mund të sjellin asnjë përmirësim. Në fakt, rotacioni politik e ka humbur kuptimin.” thotë Stefani qe me sa duket e kish imagjinuar kryeministrin Edi Rama si njeriun e duhur për ta bere një gjë te tille! Tashme duket qarte qe edhe Stefani i ka humbur shpresat tek Rama, por kjo nuk do te thote qe shpresat duhet ti humbin te gjithe shqiptaret. Fillimisht duhet menduar per forca te  reja politika te cilat nuk eshte se mungojne ne horizontin politik. Pastaj duhet ndryshuar kodi elektoral i cili ne menyre te patjetersueshme duhet te niset nga parimi qe cdo vote qytetari duhet te shkoje ne favor te pushtetit qe eshte nisur nga vullneti i tij personal.

Share: