Home I pakategorizuar Abuzimi me imunitetin e deputetit ne Kosove!

Abuzimi me imunitetin e deputetit ne Kosove!

Nga Halil Matoshi

Imuniteti i deputetit vlen vetem lidhur me fusheveprimtarine e tij si deputet por jo edhe kur deputeti ushtron dhune dhe kanos me armë…

Aktet politike e vertet qe nuk sanksionohen se ne cilen menyre mund t’i kryej ni deputet por KODI PENAL e sanksionon gazin lotsjelles si arme kimike (shih ma poshte se cka konsiderohet arme ne kodin penal te Kosoves) qe ne ambient te brendshem paraqet vepren penale te cenimit te jetes dhe shendetit!
Pra nuk kemi te bajma ma me akt-politik por akt te inkrimunuem (veper penale) pra krim te ndeshkueshem simas KODIT Penal.
Nuk bie ne fushveprimtarine e deputetit hedhja e gazit dhe sprayt mbi deputetet tjere, jo brenda salles se seances por edhe shkalleve duke ikur (duke i detyruar madje qe te dalin nga dritaret.) Kjo asht lehtesi e padurueshme e interpretimit te ktyne dy neneve!

Bartja e armës (në këtë rast kimike!) dhe cenimi i jetes dhe shendetit të tjetrit/tjerëve nuk asht ne FUSHEVEPRIMTARINE dhe mandatin e deputetit.
Per ksi sene s’ka imunitet, sepse jane veprime jashte domenit te fushveprimtarise se deputetit.

Neni 75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Deputetet e inkriminuar ne kete rast mund te denohet minimalisht per dy vepra penale:
1. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
2. Lëndimi i lehtë trupor;

Kodi Penal i Kosoves e percakton sakte se cka asht arme.

Armë – çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose 56 dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë. Armë po ashtu përfshinë municionin, pjesët dhe përbërësit e armëve, si dhe armët nukleare, biologjike dhe kimike. Këto në vijim janë armë:
38.4. armët që përdoren për shpërndarjen e gazit irritues;

Nderkaq qe Konventat nderkombetare te armatimeve ”˜gazin lotsjelles’ e konsiderojnë armë kimike;

Neni 374
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur
me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në
pesë (5) vjet.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë
se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në shkelje të këtij neni konfiskohet.
Neni 375

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

1. Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët
apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2. Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese, dënohet
me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Arma apo mjeti i rrezikshëm i përdorur në shkelje të këtij neni konfiskohet.

Neni 188
Lëndimi i lehtë trupor

1. Kushdo që personit tjetër i shkakton lëndim të lehtë trupor, i cili rezulton në:
1.1. dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër;
1.2. zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar;
1.3. shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër; ose
1.4. dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim
deri në një (1) vit.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë
send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi
dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me:
3.1. burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1.; ose
3.2. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij
neni.
4. Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni,
nëse kryesi është provokuar nga sjellja çnjerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit.

Share: