Home KRYESORE Bashkëbisedim me detin blu..

Bashkëbisedim me detin blu..

Një mall i mbushur me plot dëshirë,
riktheu ndjesitë që qëndronin në pritje,
buzëmbrëmja po ulej ngadalë mbi detin blu,
dhe mendimet lehtësisht i morri, përtej nga aty…

Një bashkëbisedim nisi mendimi me detin blu,
i sinqertë ai është, ndaj nuk ja fshehu pritshmërinë,
dëshira ju plotësua, për gjërat, që të shkonin ndryshe…
si në një mundësi të dytë.

Qetësisht një kërkesë drejtoi nga deti blu,
vullnetin e kish për ndryshim,
por muret e vet e pengonin,
ndaj sinqerisht mendimi kërkoi ndihmë.

Ndihma u ofrua,
ndaj mendimi është besimplotë,
me pak vështirësi do e kalojë,
ndaj beson se gjithçka për mirë do shkojë…

Koha është tregues,
por mendimi vendosi të punoj,
që vetë rrjedhën e jetës ta drejtonte,
dhe për të mos e lënë më kohën të jetë përcaktuese.

Share: