Home KRYESORE Berisha vazhdon me te vjetrën kundrejt Rames…

Berisha vazhdon me te vjetrën kundrejt Rames…

Sali Berisha duke komentuar fjalimin e kryeministrit në Shkodër në përkujtim të meshës së parë pas rënies së komunizmit, shkruan se Rama duhet t’u kërkojë ndjesë atyre – meqë sipas Berishes – Rama është pasardhës i bllokmenëve.

Sot fjalën e rastit për këtë ngjarje e mbajti Edvin Kristaq Rama, pasardhës direkt i bllokmenëve hoxhist, biri i njërit prej arkitekteve kryesor te gjenocidit kulturor, shkatërrimit te mijëra e mijëra kishave, xhamive, teqeve të Shqipërisë dhe nipi i njërit prej bllokmenëve me të egër të diktaturës 45 vjeçare, xhelatit te inteligjencës teknike shqiptare Spiro Koleka…” 

Kësaj i thonë te kërkosh te besh te njejten gjë me diktaturën e cila e bënte jo për te ruajtur ideologjinë, por vetëm për te mbjellje frike dhe sunduar nëpërmjet te saj. Ne demokraci, edhe si kjo e jona ne zhvillim dhe me copa, përgjegjësia dhe penaliteti janë individual dhe jo familjar si ne kohen, siç e thotë populli, “Qofte Largut”… Për me tepër kur ne Kristianizem gjithçka mbështetet mbi filozofinë e faljes se Krishtit…

Share: