Home KRYESORE Besjan Pesha: Rama ku e ka punen e mireqenien?

Besjan Pesha: Rama ku e ka punen e mireqenien?

Rama sot ka nisur fushaten kombetare “Per te pastruar me tej Shqiperine”. Pasi pastroi me sukses portofolet e shumices derrmuese te shqiptareve, kaloi tek monedhat qe “ndotnin” xhepat tane, tani e ka ndare mendjen te na pastroje edhe ndonje kursim te mbetur ne banke apo sirtar. Se ne keto dy vite, pervecse ka thare ekonomine dhe ka pasuruar te vetet, askush nuk mund te thote se ai ka bere dicka, qofte edhe nje veprim te vetem nga i cili kane perfituar qytetaret shqiptare. Nderkohe shqiptaret kane qe ne 1998 qe e mbeshtesin. E kane bere Minister, Kryetar Bashkie, Kryetar Partie dhe Kryeminister. Te gjithe kete me shpresen se diten qe do mundej, do jua kthente mbrapsh me pune dhe mireqenie, dy gjera qe sot mungojne me shume se kurre. Ndaj kjo fushata eshte harxhim i keq energjish. Njerezit duan pune dhe buke, jane lodhur me fushata, me slogane, me premtime. Por Rama fatkeqesisht nuk di te beje gje tjeter…

Share: