Home KRYESORE Blushi i bertet zyrtareve ta dëgjoje kryeministri Rama…

Blushi i bertet zyrtareve ta dëgjoje kryeministri Rama…

Deputeti socialist, Ben Blushi, shpërtheu sot me kritika ndaj qeverisë gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2016 në Komisionin parlamentar. Padyshim i shqetësuar për çështjen e borxhit, Blushi i tha përfaqësuesit te ministrisë per buxhetin qe ta dëgjoje kryeministri dhe partia socialiste, se Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon, ndërkohë që sipas Blushit nuk dihet se ku shkojnë paratë.

Edhe pse qeveria thotë se po stabilizon borxhet e gjetura nga qeverisja e mëparshme, Blushi thotë se ata po tregohen të papërgjegjshëm.

- “Jeni të papërgjegjshëm, nuk e dini sa borxh keni marrë. Ja me thuaj ti sa borxhe kemi? Ti nuk e di, por duhet te pyesësh. Ne kemi borxhin më të lartë në rajon, ku i çoni paratë? A dihet pse kemi parrë borxh, kur nuk po shtroni asnjë metër rrugë? Ju po bëni vetëm fasada. Kjo është një luksokraci. Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 përqind, aktualisht ka shkuar mbi 73 përqind”,

- tha Blushi qartazi duke folur nga salla e komisionit te jashtëm ta dëgjoje te kryeministria dhe partia e tij socialiste qe ka përgjegjësinë me te madhe te qeverisjes dhe nuk mund te fshihet qe ne ne te ka shume te pakënaqur…

Share: