Home KRYESORE Boll, femra nuk është mall ekspozite…

Boll, femra nuk është mall ekspozite…

Avokatja e re shqiptare Enida Bozheku qe punon ne Itali me te Drejtën Penale ne raport me debatin e përdhunimeve gjate diktaturës dhe moralin flas qe nje pjese e mire po shfaq ne raport me këtë debat, akuzon sot për “kurvllek” moral.  Bozheku edhe pse e re ne moshe nuk fsheh një lloj mbrojtje qe i ben asaj periudhe te diktaturës ne raport me moralin ne familje te cilën duhet ta njohur vetëm prej te tretëve dhe librin e gazetat. Por ajo qe le mbrese ne nje status te saj te cilin po e publikojmë te plote eshte sinqeriteti me te cilin ajo interpreton debatin dhe protagonizmin e atyre qe janë prononcuar:

“Me falni, kur i lypet një femre me qellim dhënien e një vendi pune, kur i futen duart asaj ne pjesët intime te trupit me qellim mbajtjen e vendit te punës, a nuk quhet ky përdhunim?! Neni 105 i kodit penal thotë: po. Tani, i lutem gazetareve, qe bejne mire te ri-testohen (shume prej tyre), boll me idiotësi, se dhe Kadri Rroshin po e zhvarrosni e s’po ja lini shpirtin e qete. A thua se plasën moralistet qelibar, dhe ne 25 vjet demokraci, ku kurvlleku është ngritur ne Kult, te gjithë engjëj tani dhe ne kohen e monizmit na qenka bere nami. Sot te përdhunojne sistematikisht, trutë, trupin dhe shpirtin dhe s’ndihet njeri se kane frike. Ne kohe te Enverit te thoje me përdhunoi kush, po te varte prej allatesh. Boll, jam femër dhe sidua qe gjinia ime te behet mjet shantazhi apo publiciteti falls. Boll, femra nuk është mall ekspozite”

Share: