Home KRYESORE Cili do jete ministri i radhës për “dorëheqje” nga LSI…?

Cili do jete ministri i radhës për “dorëheqje” nga LSI…?

Zbardhet letra e dorëheqjes si ministër Drejtësie i Nasip Naços ne te cilën shkurt Naço e argumenton dorëheqjen e tij me faktin se duhet një bashkëpunim më i madh për reformën në drejtësi. “I nderuar z. Kryeministër, Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë!

Nuk është aspak çudi qe e gjitha kjo lëvizje te jete e ngjashme me rrotacionet qe ka bere LSI edhe me qeverisjen Berisha dhe ndoshta ndaj duhet pritur cili do jete ministri i radhes nga kjo parti qe do te jape doreheqjen…. Dukej qarte qe kryeministri Rama nuk ka qene dakord me një rrotacion te tille, por me sa duket interesat brenda LSI janë me te forta se vullneti i kryeministrit vete. Ndoshta duhet pritur nëse do kemi rrotacione te tjera ministrash sikur ndodhi gjate qeverisjes se djathte se Berishës kur ministrat e atëhershëm te LSI, pa ditur asgjë morën vesh qe nuk do ishin me! Nuk do ishte aspak çudi gjithsesi. Qartazi këto lëvizje bëhen nga drejtuesi Ilir Meta për te ruajtur ekuilibrat e brendshëm ne parti.

Share: