Home KRYESORE ÇKA PER SHQIPTARET PAS MARVESHJES?

ÇKA PER SHQIPTARET PAS MARVESHJES?

Nga Abedin Zymberi

Pas gjithe këtij presioni të madh të LSDM-së ndaj VMRO-së për të sjell ndryshime në shtet, kambengulsi e pa kontestueshme dhe gjithçka është e qarte, por nuk e kam të qarte cili ishte roli i dy partive Shqiptare në ato bisedime. Kë përfaqësuan keto dy parti në ato bisedime dhe shtroj disa pyetje për të cilat deri më sot nuk kam përgjigje?

1. Kë e përfaqësuan BDI dhe PDSH në ato bisedime?,
2. Në anën e kujt ishin gjate bisedimeve në anën e VMRO-së, në anën e LSDM-së apo në anën e Shqiptarëve?
3. Nëse ishin atëhere cilat ishin pikat që u futën në ate marrëveshje e që janë në interes të Shqiptarëve?.
4. Pse aspak nuk u insistua në ndryshimin e kodit zgjedhor që do të ishte në interes të ngritjes së numrit të deputetëve shqiptarë?
5. Pse nuk u ndryshua ngritja e përqindjes prej 40% në 50% të votuesve për zgjedhjen e presidentit siç ka qene më parë që të mundet edhe vota e Shqiptarëve të kete vlerë?.
6. Pse nuk u ba që të votohet me lista të hapura, që ti jipet hapsirë vlerave?
7. Çka do të fitojnë shqiptarët nga keto zgjedhje?

Keto dhe shume pyetje tjera që qarkullojnë në opinion lëne përshtypjen se për ne kurgjë nuk është arritur. Nga e gjithe kjo e “arritur” përsëri me vjen në shprehje ajo që kam thënë më herët BOJKOTIM i zgjedhjeve nga Shqiptarët, deri atëhere kur të vetëdijësohen partite politike, që ti japin mundësinë popullit të vendos se kush duhet ta përfaqësojë politikisht. Unë personalisht nuk pres asnjë risi në përmirësimin e jetës së qytetarit sidomos atij Shqiptarë.

Share: