Home KRYESORE Eshte biznes manovrues ky i yni…!

Eshte biznes manovrues ky i yni…!

Nga Shpetim Luku

Ne Shqipëri ka një dukuri shume kontradiktore nga pikëpamja ekonomike. Ka shume njerëz qe nga njëra ane drejtojnë biznese te falimentuar, por ne anën tjetër te pasur si persona! Dhe si ka ndodhur, apo ndodh kjo gjë ne fakt? Si është bere e mundur ekzistenca e një paradoksi te tille qe çdo kënd jashtë kufijve te Shqipërisë do ti shqyente sytë nga habia, kurse këtu e marrin si diçka normale?!

Nje nga manovrat ka qene krijimi i borxhit tatimor, dmth mospagimi i detyrimeve fiskale, ose pagimi ne kuota shume here me te ulëta se sa detyrimi real. Dhe është një veprim i bere me paramendim, i bere me kalkulim, me efekte përfituese konjukturale, deri ne çastin kur koniunktura prishet. Dhe, kur koniunktura prishet atehere ndërmerret veprimi i paramenduar shume kohe me pare: mbyllja e veprimtarisë, shpallja e falimentit me te gjitha pasojat e saj…

Por te paktën duhet kuptuar qe këto pasoja janë te pashmangshme, nese lufta per vendosjen e rregullit e ligjit behet me seriozitet. Sepse del qe ato punëtore te dale papune nuk i ka mbajtur ne pune biznesmeni kundërvajtjes, por shteti me tatimet e pa-mbledhura! E njejta gje ndodh me kredite.

Vendosja e ligjit është ne fund te fundit proces ristrukturimi. Pra inkurajim dhe shtim i subjekteve te rregullta dhe reduktim e pakësim i atyre qe kane jetuar ne saj te manovrave.

Share: